Qeni antidrogë i bën “gjëmën” shqiptarit, kapet me drogë në kufi, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

464
Sigal

Një sasi lënde narkotike prej 63.7 kg është sekuestruar në Pikën Kufitare të Qafë Botës, në Sarandë. Nga aksioni i policisë ka rënë në pranga poseduesi i kanabisit, 40-vjeçari A. H.

Sipas uniformave blu, 40-veçari e kishte fshehur lëndën narkotike në pjesën e poshtme të dyshemesë së mjetit tip “Mitsubishi”, ndërsa është zbuluar falë ndërhyrjes së qenit antidrogë.

Njoftimi i policisë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 63.7 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.

Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.