‘Qëndrestar si hekuri që mban…’/Ja si e kujton gazetari fëmijërinë me regjisorin Budina që u dhunua nga Policia

582
Sigal

Gazetari Agim Xhafka, ka ndarë në profilin e tij në facebook momente nga fëmijëria me regjisorin Edmond Budina, që u dhunua dy ditë më parë nga forcat e Policisë në hyrje të Teatrit Kombëtar, ndërsa po përpiqej ta mbronte bashkë me kolegët e tij nga prishja.

Teksa shprehet se Budinën e ka pasur në shkolle e së bashku kanë qenë miq të ngushtë, Xhafka shkruan se qysh asaj kohe regjisori nuk ka ndryshuar aspak nga karakteri por veç nga pamja e tij.

“Sigurisht ka ndryshuar qysh atëherë. S’ka flokë, ka mustaqe. Ka peshë më shumë, por i ka ngelur ajo ecje dhe ai ligjërim rinor…”- shkruan ndër të tjera Xhafka

Ndërkaq ai shkruan se roli i Budinës në qëndresën e Teatrit ka qenë thelbësor duke siguruar kështu krejt komunitetin.

“Mondi ka plot virtyte. Nuk po i numëroj, por po them se ai është si hekuri te betoni i pallatit. Që nuk duket, por që siguron krejt komunitetin. Kështu dhe te teatri. U lidh me qëndrestarë dhe krijoi digën ku theu zverkun qeveria.

Shoku im i vjetër,si vera e vjetër…”- përfundon gazetari.