Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur, organizon një protestë simbolike para kryeministrisë

161

Çdo vit raportohen rreth 120 fëmijë të humbur në të gjithë Shqipërinë. Këto shifra konsiderohen alarmante, dhe për këtë arsye Qendra Kombëtare e fëmijëve të Humbur (CRCA) ka organizuar sot një protestë simbolike përpara kryeministrisë, për të sjellë në vëmendje këto raste.

Drejtori i kësaj qendre Altin Hazizaj, tha për mediat se në një periudhë 3-vjeçare janë raportuar 356 raste fëmijësh të humbur, ku 353 janë kthyer në familje duke e lënë në 12 numrin e fëmijëve të humbur, përfshirë këtu edhe rastin e Bleona Matës.

“Sot në vendin tonë janë 12 fëmijë të humbur, dhe të pagjetur. Familjarët e tyre janë në pritje të rikthimit. Në tre vitet e fundit sipas të dhënave të policisë së shtetit janë 365 fëmijë të humbur prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. Ndërkohë që 353 prej tyre janë rikthyer pranë familjes”.

Anëtarë të kësaj qendre kanë formuar një “zinxhir njerëzor”, në emër të këtyre fëmijëve. Nën sloganin “Një fëmijë i humbur nuk është vetëm një shifër”, ata kanë qendruar të heshtur për disa minuta përpara kryeministrisë.