Qëlluan me vezë kryeministrin Rama, studentët do dalin në gjyq

499
Studentët të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama do të dalin përpara gjykatës për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim të efektivëve të policisë”. Ngjarja ndodhi më 2 nëntor të vitit 2015, kur studentët goditën kryeministrin me vezë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ata janë kundër Reformës në Arsim, e cila sipas tyre shkatërron sistemin arsimor dhe krijon pamundësi financiare për të paguar shkollimin.
Sigal