Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Vlorë, ku mbetën të lënduar Nikollaq dhe Roland Çepaj.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në ngjarjen e 18 janarit kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.
Në mjetin nga i cili është hapur zjarr në drejtim të dy plagosurve kanë qenë dy persona, ndërsa të tjerët kanë ndihmuar në largimin e autorëve nga vendngjarja.
(Nikollaq Cepaj)
Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka qenë i mirëmenduar por që fatmirësisht, shënjestrat, Nikollaq dhe Roland Cepaj kanë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Atentati me armë në Vlorë, ndodhi mbrëmjen e 18 janarit teksa persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të Roland Çepajt dhe kunatit të tij, Nikollaq Çepaj, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë para ngjarjes.
Ky i fundit mori pesë plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë, ndërsa Rolandi u plagos në të dyja këmbët.