Qëlluan me armë në ajër, parandalohet konflikti në Durrës, dy në pranga. Momenti kur ndërhyn policia

137

Parandalohet sherri me armë zjarri mes disa personave në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në qytetin bregdetar. Burime zyrtare bënë me dije se pasi u sinjalizuan forcat e policisë u vunë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe automjeti. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.