Qëlluan kryeministrin Rama me vezë në 2015/ Çfarë dënimi kërkon prokuroria për 8 studentë

530
Prokuroria e Tiranës ka lexuar ditën e sotme pretencën për 8 studentë të “Lëvizjes për Universitetin”, për ngjarjen e ndodhur më 2 nëntor 2015, kur ata goditën me vezë kryeministrin Edi Rama. Ky veprim i tyre u bë gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë nga studentët, kundër ligjit për arsimin e lartë.

Me pretendimin se ky ligj prekte xhepat e tyre, studentët kanë goditur me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.

Lidhur me këtë ngjarje, organi i akuzës ka kërkuar nga gjykata dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.

Pas ngjarjes, 8 studentët u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë disa orë më pas, por nga studentët pati pretendime për përdorim dhune ndaj tyre.

Lidhur me këtë veprim, u vendos që studentët të ndiqeshin penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.
Sigal