Qëllon me thikë bashkëfshatarit, në pranga 36 vjeçari

102
Policia e Shkodrës arrestoi sot një 36-vjeçar, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të bashkëfshatarit të tij. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Ilir Lukaj, banues në Vaun e Dejës.
Ngjarja ka ndodhur pët motive të dobëta, ku 47-vjeçari M. J. Është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës me krahun e gjakosur.
Pas ndihmës mjekësore, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia ka shoqëruar autorin për veprime të mëtejshme penale.