Qëlloi veten me pistoletë në Tiranë, zbulohet arsyeja që e shtyu 23-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen

508
Ditën e sotme banorët e Zharrëzës kanë patur një moment konflikti në një mbledhje në bashkinë e Patosit.

Sipas banorëve që kanë qenë në mbledhje, shkak ka qenë mos marrja parasysh e dy kushteve më kryesore mbi komisionet e verifikimit të dëmeve në banesa. Kushti parë ishte që verifikimet e banesave të kryhen nga aparatura të veçanta. Gjë që u mohua nga nëndrejtoresha e Entit të Banesave Rajmonda Stefa, kryetarja e grupeve të verifikimeve .

Kushti i dytë ishte që në grupet e verifikimeve të kete dhe një anëtar nga banoret për çdo grup, me qëllim shmangien e abuzimeve të cilat u konstatuan në grupet e para të verifikimeve të ngritura nga bashkia Patos. Banorët shprehen se urojnë dhe shpresojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre, pasi përndryshe janë të gatshëm “të marrin me shkelma këdo që tenton të manipulojë apo tenton të përfitojë padrejtësisht nga kjo situatë”.
Sigal