Qëlloi me plumb në kokë kushëririn, pezullohet efektivi i FNSH

516
Sigal

Është pezulluar nga detyra Flamur Karaj, efektivi i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), i cili dy ditë më parë qëlloi me plumb në kokë, kushëririn e tij të parë, Enver Karaj.

Karaj, është pezulluar duke u larguar kështu përkohësisht nga puna e tij si polic.

Të shtunën, më 1 qershor, në fshatin Dorëz, një konflikt mes dy kushërinjve Enver Karaj dhe Flamur Karaj, përfundoi me plagosjen rëndë të 50-vjeçarit, Enver Karaj.

Flamur Karaj, autori i plagosjes është efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas një konflikt verbal me kushëririn e parë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi të.

Pasi e ka lenë të plagosur në vend, ai është larguar dhe pak minuta më vonë është vetëdorëzuar në polici.

Ndërkohë që Enver Karaj, i plagosuri, iu nënshtrua një operacioni pasi mori një plumb në kokë.

Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit, por deri më tani, raportimet janë se dy kushërinjtë u konfliktuan për motive banale.