Qeliza inteligjente për të luftuar tumoret

685
Studiuesit e universitetit britanik të Surrey dhe atij kinez të Dalianit, kanë realizuar nanoqeliza inteligjente, për të luftuar tumoret nëpërmjet nxehtësisë, sipas publikimit të këtij punimi në revistën shkencore “Nanoscale”.
Të aktivizuara nga një fushë magnetike e jashtme, këto qeliza janë në gjendje të arrijnë një temperaturë deri në 45 gradë Celsius për të vrarë qelizat e sëmura, duke u ftohur menjëherë për të mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.
Ky lloji trajtimi përdoret aktualisht në disa lloje tumorësh, për të përforcuar efektet kirurgjikale të kemioterapisë dhe të radioterapisë. Objektivi është që të dobësohen ose shkatërrohen disa qeliza kancerogjene, duke shkaktuar një lloji temperature lokale që lëviz mes 42 dhe 45 gradë Celsius.
Për ta bërë këtë hipertermi më të përqendruar dhe të sigurt, studiuesit britanikë dhe kinezë kanë krijuar qeliza të mëdha afërsisht sa një e milionta e milimetrit, të përbëra nga zink, kobalt dhe krom. Qelizat intelegjente mund të injektohen pranë tumorit dhe të aktivizohen nga një kamp magnetik i jashtëm, duke arritur temperatura deri në 45 gradë dhe më pas ftohen automatikisht, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore.
Testet e para laboratorike kanë treguar se këto nanoqeliza kanë një nivel të ulët toksik dhe nuk i shkaktojnë dëme organizmit.
Sigal