Qarkullonte me pistoletë në Durrës, arrestohet vlonjati

666
Një 34-vjeçar, banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak se qarkullonte me armë.
Në pranga përfundoi Shpirag Siqeca.
“Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 77B dhe një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm”, sqaron policia lokale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal