Qarku i Korçës siguron 70 për qind të frutave për gjithë vendin

114
Bardhyl Berberi 
Molla në qarkun e Korçës ka dalë në planin e parë. Të ardhurat nga molla, 15 deri 20.000 dollarë në vit për familje ose dhjetë herë më tepër se nga gruri dhe kulturat e tjera bujqësore, kanë nxitur fermerët korçarë që të rritin nga viti në vit sipërfaqet e mbjella me dru frutorë. Vetëm në gjashtë vitet e fundit, vë në dukje për gazetën “Telegraf” Drejtoria Rajonale e Qarkut Korçë sipas një statistike zyrtare thotë se shtuar mbi 700 ha pemëtore të reja, kryesisht mollë dhe prodhimi i saj ka arritur 40.000 ton në vit, e barabartë me 70 % të prodhimit të frutave në vendin tonë . Rol të veçantë në shtimin e pemëtarisë, kanë luajtur skemat mbështetëse për financimin e fermerëve nga ana e qeverisë nga 200. 000 lekë, të cilat i kanë përfituar në formë granti rreth 1500 fermerëve. Edhe këtë vit prodhimi i mollës paraqitet mjaft i mbarë dhe deri tani nga të dhënat e tregut të shumicës Korçë është shitur më tepër se gjysma e tij dhe cilësia ka bërë, jo vetëm shitjen me çmim më të lartë se vitet e tjera, (50 -70 lekë/ kg. drejtpërdrejt nga ferma), por molla e Korçës, vazhdon të tërhiqet nga tregu i huaj, duke i rritur ndjeshëm të ardhurat nga eksporti i saj. Natyrisht përpos faktorëve Prof. As. Dr. Niko Roshanji, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, veçon prodhimin e fidanëve të certifikuar në përputhje me udhëzimin Nr. 106 & 107 të MBUMK, në zbatim të Ligjit Nr. 8732, dt.24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor”. Zhvillimi i vrullshëm i pemëtarisë, thekson Niko Roshanji është rritja e sipërfaqes dhe e numrit të bimëve për hektar si dhe plotësimi i numrit të bimëve në pemëtoret ekzistuese, nuk mund të bëhet realitet pa vënë mbi baza të drejta shkencore, teknike e organizative fidanishtet frutore. Siç tregon edhe përvoja bashkëkohore, sigurimi i fidanëve në sasi dhe cilësi, në përputhje me standardet në fuqi është kusht vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e pemëtarisë. Sot në Korçë ka 1500 ferma të specializuar për prodhimin e mollës dhe të dhënat e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, bëjnë fjalë për një prodhim prej 350.000 fidanësh frutorë në vit. Këtu në fidanishte, thotë Petrit Mekolli, i cili prodhon në Vranisht të Devollit rreth 30. 000 fidanë frutorë në vit, fillon dhe përfundon puna e madhe dhe e vështirë e sigurimit të materialit gjenetik për pemëtoret, hidhen themelet për një pemë të shëndetshme, prodhimtare dhe jetëgjatë. Fidanishtet sipas përvojës së prodhuesve të fidanëve në rajonin e Korçës, si në Zëmblak, Dvoran, Gështenjas në Pogradec etj, karakterizohen nga prodhim shumë intensive, me shpenzime të mëdha të punës së gjallë dhe të materializuar, por që justifikojnë këtë aktivitet nga pikëpamja e fitimit, neto. Për këtë ata përpiqen ti përgjigjen kërkesave të fermerëve, të cilët synojnë në shtimin e kultivarëve më të mirë që pëlqehen nga tregu i brendshëm dhe i jashtëm, në prodhimin e fidanëve frutorë mbi nënshartesa vegjetative, domosdoshmëri kjo për rritjen e numrit të bimëve për hektar dhe rendimentit për njësi të sipërfaqes. Gjithashtu në kuadrin e strategjisë së qeverisë për shtimin e arroreve, nuk është hequr dorë edhe nga prodhimi i fidanëve me nënshartesa farore, të domosdoshëm për të krijuar pemëtore në kodra me taban të cekët, me mundësi të kufizuara për ujitje, ose pa ujitje, ku fermerët mendojnë se pemëtaria është një nga bizneset më fitimprurëse të fermës korçare.