Policia Kufitare e Qafë Thanës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas polak.

Sipas burimeve të drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, mësohet se, u arrestua në flagrancë shtetasi polak W. G., vjeç 28, pasi në SPKM Qafë Thanë, në dalje, gjatë kontrollit, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 3.82 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 09. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi polak W. G., vjeç 28, banues në Poloni, pasi në SPKM Qafë Thanë, në dalje, gjatë kontrollit, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 3.82 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.