Qafë Kashar, maskat grabitën nën kërcënimin e armës një pikë karburanti

91

Dy persona me maska grabitën nën kërcënimin e armës një pikë karburanti në Qafë Kashar, në Autostradën Tiranë – Durrës, tek mbikalimi i Rinasit.

Policia informon se grabitja ndodhi në orën 03:12, të 31 tetorit 2016

Policia informon: ” Dy persona me çorape në kokë janë afruar tek një karburant, me një automjet, ku njëri nga dy personat dyshohet të ketë pasur armë zjarri. Punonjësi i karburanti sapo ka parë dy personat të zbresin nga mjeti është larguar me vrap. Duke përdorur mjete të forta kanë arritur të marrin Kasafortën e kësaj pike karburanti, ku në bazëtë dëshmive në brendësi të saj ka patur xhiron e dy ditëve, shumë rreth 1.000.000 lekë.

Po punohet për identifikimin e autorëve