Sigal

Sekuestrohen 57 kg lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë.

Droga është gjetur e fshehur në shasinë e një automjeti tip “Ford” i cili kishte për destinacion Greqinë. Lënda narkotike është konstatuar në vijën e dytë të kontrollit doganor nga qeni antidrogë.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari Fatmir Çaushi, banues në Sarandë, ndërsa do të procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, 50-vjeçarja me iniciale M.C e cila ndodhej në automjet në momentin e ndalimit.

Njoftimi i plotë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.