“Pylli” i telave përmbyt kryeqytetin

562
Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga përfundimi i afatit për sistemimin e këtyre kabllove, ende asnjë lëvizje nuk është bërë nga ana e këtyre sipërmarrësve për të bërë sistemimin kabllove telefonike dhe atyre të internetit
Në fillim të muajit gusht, AKEP (Agjencia e Komunikimeve Elektronike), ka përcaktuar datën 31 gushti, si datën e fundit për të gjithë sipërmarrësit kabllorë për hartimin e planit për sistemimin e kabllove, të cilët janë bërë një rrezik serioz për banorët dhe kalimtarët e këtyre rrugëve të populluara nga këto rrjeta merimangash. Pas një urdhri nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike për të gjithë sipërmarrësit kabllorë, të cilëve ju thuhej të bënin ndërhyrje në lidhjet kabllore, për të evituar prerjen e këtyre lidhjeve pa u lajmëruar nga ana e kësaj agjencie pas kalimit të afatit të përcaktuar, i cili është data 30 shtator. Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga përfundimi i afatit për sistemimin e këtyre kabllove, ende asnjë lëvizje nuk është bërë nga ana e këtyre sipërmarrësve për të bërë sistemimin kabllove telefonike dhe atyre të internetit. Nuk dihet nëse brenda këtyre 10 ditëve do të mund të sistemohet gjithë rrëmuja e krijuar nga këto kompani telefonike dhe linja interneti, apo do të lihet afati 30 shator si mundësia e pastrimit të kësaj rrëmuje nga ana e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Ministria e Inovacionit, të cilat kanë hartuar dhe planin për pastrimin përfundimtar të kësaj rrëmuje të krijua nga këta sipërmarrës. Pas deklaratës së fillim gushtit, nuk ka pasur asnjë lajmërim tjetër nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike, për të paralajmëruar edhe një herë, se data e përcaktuar po afron, dhe se masat për rregullimin e kësaj situate duhet të merren sa më shpejt nga ana e sipërmarrësve/kabllore. Zonat që janë shfaqur si më problematike, mbeten zonët periferike në Tiranë si Lapraka, Kombinati, Farka, Selita, Fresku, zona këto ku aksioni do të jetë më i ashpër, edhe pse kjo situatë mbetet problematike dhe në pjesën e brendshme të Tiranës.
Sigal