Pyetet administratori i Bankers Fletë-thirrje 3 drejtuesve të huaj

156
FIER – Mbi një muaj nga masakra mjedisore që “Bankers Petroleum’ shkaktoi në fshatin Marinzë, Prokuroria e Fierit merr në pyetje administratorin shqiptar të kompanisë dhe dërgon fletë-thirrje për tre drejtuesit e huaj të kompanisë kanadeze të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.
Administratori Leonidha Çobo është pyetur nga organi i akuzës në lidhje me hetimin e nisur për shkatërrim prone dhe ndotje të mjedisit, dëmtime këto që goditën zonën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës pas shpërthimeve në puset e naftës që shkaktoi “Bankers Petroleum”.
Gazi i çliruar nga toka si pasojë e shpërthimeve ndoti mjedisin ndërsa tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve të zonës që u dëmtuan janë ende në pritje të dëmshpërblimit.