Pushuesit zgjedhin Shëngjinin për plazhin, pastërtinë dhe jetën e natës

812
Shëngjini duket se është destinacioni i kësaj vere. Pushues të shumë po preferojnë këtë zonë për bukuritë e plazheve, pastërtinë por edhe jetën e natës. Larmia e zgjedhjeve është e shumtë në Shëngjin, çka po ndikon që numri i turistëve të rritet çdo ditë.
Infrastruktura, pastërtia dhe bukuria e plazheve po tërheq cdo dite e më tepër pushues shqiptar e të huaj. Pas perëndimit të diellit, shetitorja e qytezës mbushet si asnjëherë më parë.Mbremja vijon me shijen e gatimëve të larmishme, e më pas pushuesit i bashkohen mbrëmjëve muzikore në lokalet e zonës. Të ardhur nga qytete të ndryshme shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë bashkohen nën tingujt e muzikës popullore shqiptare. Pushuesit thonë se Shëngjini ka ndryshuar shumë, pasi tashme mundësitë e zgjedhjeve janë të shumta për të kaluar orët e mbrëmjes. Shëngjini duket se është destinacioni i kësaj vere. Kushdo që e viziton këtë zonë, shprehet se një ditë do të rikthehen sërish për pushime.
Sigal