Pushuesi rrezikon të mbytet në Jalë, ja si shpëtohet nga Forcat Detare

515
Sigal

Një pushues 55-vjeçar është shpëtuar nga polumbarwt e Forcës Detare në Jalë.

Ditën e sotme detar Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin me iniciale G. C, 55 vjeç nga qyteti i Kukësit.

55-vjeçari e kishte pasur të pamundur që të dilte në breg për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë.

Pasi u nxor nga uji, qytetarit iu dha ndihma e parë mjekësore nga mjeku i Shtëpisë së Pushimit Ushtarak në Jalë dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në plazhin e Spillesë, një 72-vjeçar humbi jetën për shkak të detit të trazuar. Edhe përpjekja e rojës bregdetare për të shpëtuar nuk vlejti.