Pushtetin për vete, varfërinë për popullin

573
Përparim HALILI
Votat e pushtetit i duan vetëm për pagat, pasuritë, pensionet dhe qejfet e tyre, popullin po e tallin me paga e pensione lëmoshë 
Edhe në 4 vitet e “Rilindjes”, u dëshmua fakti që agallarët e politikës nuk e duan “timonin” për t’i shërbyer shqiptarëve, por sundimit të tyre ekonomik-financiar
Jo vetëm “Rilindja”, por edhe paraardhësja e saj e bashkuar së fundmi me të brenda “kullës” së pushtetit, kanë 25 vite që e përdorin me tallje të hapur e të përsëritur në çdo fushatë zgjedhore ndaj shqiptarëve të masakruar prej tyre, këtë thënie: “Dhelpra nuk mban kot, fjalime ëmbla para pulave”. Kështu po vepron kasta e agallarëve të “rilindjes” edhe në këtë fushatë elektorale, duke përsëritur të njëjtin refren premtimesh false prej 25 vitesh, por që i premton sërish, duke u “puthur” me popullin”, duke fjetur nëpër fshatra e familje të varfëri që nuk kanë as një “tepsi krunde” për të ushqyer fëmijët me qull! 
“Rilindja” e ktheu mandatin e 1 milion votave, në “mandat” të “njëmijë” zullume e halle për shqiptarët
Udhëheqësit përdhosës të 1 milion votave të sinqerta dhe shpresë-pritëse të popullit, të zhvatura me premtime të shumta e të bujshme “për parajsë ekonomike popullore” më 23 qershor 2013, pas 44 muajsh sundim e pasurim kanë hequr kostumet, kollaret, orët, unazat dhe byzylykët e shtrenjtë prej sheikësh, kanë braktisur zyrat, vilat, rezidencat verore, fundjavat e qejfit, restorantet luksoze, kazinotë e PUB-et, palestrat e pishinat relaksuese dhe prej 1 muaji janë hedhur në sulm për të përlarë votat e shqiptarëve edhe këtë në këtë fushatë! “Rilindësit” që “vdiqën” çdo shpresë të shqiptarëve, po sillen si në qershorin e para 4 viteve, kur shqiptarët i besuan mandatin e pushtetit, por që “rilindja” ua konvertoi në “mandatë” varfërie e papunësie më ekstreme! U zhvati taksat me koncesione në miliona euro në shëndetësi e shërbime të tjera, të cilat ua dhuroi klientëve të kupolës së re të PS. Ua shpërbleu votën e para 4 viteve, me largimin e mbi 200 mijë shqiptarëve në emigracion për shkak të papunësisë, varfërisë e pabarazisë shoqërore. Ua riktheu votën, në inkuizicion masiv e të shfrenuar me rritje të çmimeve në ushqime, ujë, energji, me gjoba, sekuestrime, dryna mbi biznese, me dhunën mbi shitësit ambulatorë, me taksa të larta e të shumta në biznese e shërbime publike, në toka, troje, banesa, transport ajror, detar e tokësor! Ua konvertoi votën me dhune policore e burgosjeje me pasojë vetëvrasjen edhe për faturën e energjisë elektrike, të ujit dhe riparimin e dritares dhe derës së kasolles! Ua ktheu kullotat në plantacione hashashi, të zaptuara prej bandave të drogës që “fermerë” të shtetarëve! Ashtu si para 4 vitesh, “krye-timonieri” dhe “çunat e rilindjes”, kanë zbarkuar nëpër qendrat banimi dhe po flasin si “dhelpra para pulave”, me qëllimin e vetëm për të gllabëruar e votat edhe për këtë mandat dhe pas 25 qershorit, për t’ia mbathur nga populli e për t’u rehatuar në zyrat, vilat, hotelet, motelet, kazinotë, bizneset, udhëtimet jashtë shtetit, plazhet e botës dhe qejfet e tyre! 
Fushatë me bejte, asnjë fjalë për premtimet, korrupsionin, koncesionet, trafiqet, zyrat më kriminelë
Edhe në këtë fushatë, ata nuk po dëgjohen të rrëfejnë “mëkatet” që kanë bërë me jetën e këtij populli dhe me hallet e këtij vendi. Nuk po flasin për korrupsionin, trafiqet, hashashin, bllokimin e votës së emigrantëve, për pasuritë që kanë vënë shtetarët duke vjedhur taksat e fondet publike, për tenderët dhe koncesionet miliardëshe klienteliste, për administratën që e mbushën me hajdutë, kriminelë dhe analfabetë, për papunësinë totale të moshave të afta për punë e cila u rrit me 25%, për krizën që krijuan në familjet shqiptare me varfërinë që instaluan. Nuk po flasin për ndihmën ekonomike mujore e cila është sa 1% e pagës mujore të deputetit e ministrit, nuk po flasin për pensionet fëmijëve jetimë të policëve të vrarë në krye të detyrës në aksionet kundër bandave të trafikantëve që drejtohen e mbrohen nga shtetarët! Nuk po flitet për dëmshpërblimin e familjeve që “Bankers” u shkatërroi shtëpitë dhe u helmoi organizmin, ujin, tokat e bagëtitë, aq sa përzunë me dajak deputetin “rilindës” të zonës. Nuk po flitet për mashtrimin me dëmshpërblimet e familjeve të përmbytura në Shkodër! Nuk po flitet për invalidët, të cilët po lodhen me ecejake e shpenzime të shumta drejt KEMP-ve, të cilët me urdhër të “rilindjes” po hiqen nga skema e pensioneve lëmoshë që u jepet! Nuk po sqarohet skandali që pensionet dhe pagat e shtetarëve janë rritur me 3 herë, ndërsa dhe pensionet e popullit janë rritur me 3%! Nuk po jepet shpjegim, se përse u tallën me shëndetësinë falas, kur çmimet e ilaçeve e të shërbimeve janë rritur me 70%-200%! Nuk po jepet asnjë sqarim se përse papunësia u rrit me 340% tek të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, ndërkohë që u premtua se do të hapeshin 300 mijë vende pune të reja! Nuk po sqarohet se përse zyrat kanë mbushur me familjarë e të afrim të shtetarëve, ndërkohë që shqiptarët pa lidhje me pushtetin e politikën, mashtrohen me konkurse punësimi fiktive! 
Shtetarët me pensione mujore 800-900 dollarë dhe rritje 20%, populli me pensione 100-120 dollarë dhe rritje 1.6% 
Qeveria rriti pensionet e pleqërisë në një përqindje e cila sipas vlerës së llogaritjes mujore, rezulton se është një “thërrime” tallëse me pensionistët që kanë pensione mujore minimale e që faktikisht janë 90% e kësaj kategorie. në 635 mijë pensionistët që përfitojnë rritjen mujore 1.6%, vetëm 2107 pensionistë janë me pensione mujore maksimale, ku përfshihen ish-shtetarët. Se sa fuqi blerëse ka në tregun ushqimor, të energjisë, ujit e trajtimit mjekësor një pension pleqërie minimal, apo edhe mesatar, kjo tashmë dihet, mbasi vlera e tyre është sa 30-40% e minimumit jetik mujor financiar që i duhet një shqiptari për të përballuar jetesën në nivel varfërie!.Kujtojmë që pensionet e u rritën edhe në muajin korrik 2015 deri në masën 1.3%. ndërsa rritja që nis në datën 1 gusht 2016 është vetëm 1.6% për çdo pension! Sipas llogaritjeve, me rritjen 1.6%, pensioni maksimal në qytet u bë në 25 mijë e 790 lekë në muaj, pensioni minimal në qytet u bë 15 mijë e 124 lekë nga 14 mijë e 534 lekë që ishte. Me të njëjtën masë tallëse u rritën edhe pensionet në fshat. Sipas vendimit të qeverisë, janë 635 mijë pensionistë që u rritet pensioni 1.6%. ose më saktë, sipas llogarive kjo rritje 1.6% për pensionet minimale ishte e barabartë me 3 bukë në muaj, ose me 1 kilogram patëllxhan! Rritje tallëse është edhe për pensionet mesatare, për pensionet e invalidëve, të jetimëve dhe për pensionet e veçanta. Rritja bëhet me 1.6%, kur pensionistët paguajnë energjinë me 25% rritje, paguajnë ilaçet me rritje 30%, paguajnë ujin me rritje 60%, paguajnë taksën e pastrimit me 40% rritje, paguajnë transportin me 35% rritje, paguajnë trajtimet mjekësore me 150-250% rritje, paguajnë ushqimet jetike me 60% rritje!
Kur shqiptarët të shkojnë në kutinë e votimit, të kujtojnë këto pyetje 
1. Kush po mban fjalime anti-varfëri në fushatë? 
2. Kush po e kërkon qeverisje të vetme? 
3. Cilët janë “çunat” që para katër vitesh premtuan “rilindjen” dhe çfarë pasurie e lidhje kanë më korrupsionin dhe botën e krimit? 
4. A do të zgjedhin hallet e popullit, këta që i krijuan në 4 vite? 
5. A do ta luftojnë korrupsionin, këta që e shtuan? 
6. A do të vendosin barazi sociale-ekonomike, këta që thelluan pabarazinë, duke krijuar klikën e sheikëve të “rilindjes”?
7. A do i përdorin për popullin taksat publike, këta që i falën ato si koncesione për klientët, bandat dhe familjarët e tyre? 
Pushtet për vete, me votat e popullit
Afro 95% e shqiptarëve vuajnë varfërinë ekstreme, ndërkohë që pasuritë dhe financat kombëtare janë nën kthetrat e 5% të individëve që kanë pasur e që kanë lidhje me pushtetin e këtyre 25 viteve dhe me krimin ekonomik që është bërë e vazhdon të bëhet prej tyre në bashkëveprim. Mjafton të kujtojmë një fakt: “Rilindja” bëri ligj, rritjen e masës së pensionit suplementar të pleqërisë vetëm për shtetarët (për vet), mbasi vetëm ata janë në punë në funksionet e larta zyrtare që përcakton ligji i bërë prej tyre. Janë 1750 poste zyrtare dhe 42 mijë shtetarë që përfitojnë rritje pensionesh pleqërie dhe akordim e shtesë pensionesh suplementare! Këto pensione të larta e suplementare i përfitojnë ata dhe familjarët e tyre, mbasi vetëm ata janë në zyrat e shtetit si drejtues me bashkëshortë, motra, kunata, vajza, djem, nipër, mbesa, baxhanakë, krushq, halla, teze, dajo deri edhe gjyshër e gjyshe të tyre! Ndërsa për popullin miratojnë pensione me vlerë sa për 1 javë ushqim minimal jetik! 
Ja pagat, shpërblimet, trajtimet dhe privilegjet personale e familjare të deputetëve
1. Paga e deputetit: 156 mijë e 750 lekë (22 ditë). 
2. Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.
3. Kryetari i Gr. Parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.
4. Kryetarët e komisioneve parlamentare: 5% shtesë page. 
5. Për 1 mbledhje komisioni: 2 mijë lekë të reja (deri 12 mbledhje në muaj).
6. Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
7. Kryetari i komisionit parlamentar: 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
8. N/kryetari komisionit parlamentar: 2200 lekë të reja për çdo mbledhje. 
9. Deputeti përfiton: 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale 
10. Deputeti përfiton: 40 mijë lekë të reja në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta. 
11. Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 2500 lekë të reja pagesë.
12. Për dietat brenda vendit: 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
13. Deputeti përfiton: 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj. 
14. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
15. Deputeti kur del nga Tirana: 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 net fjetje.
16. Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.
17. Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
18. Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
19. Punësim në institucionet shtetërore për bashkëshortet/ët 
20. Punësim në institucionet shtetërore për familjarët që jetojnë me ta.
21. Pagesë 2% të pagës mujore, për çdo vit pune të siguruar
22. Kredi strehimi me vlerë 50 milionë lekë, me 0% interes

Ja pensionet dhe ndihma ekonomike për popullin 
1. Pensioni minimal: 14.350 lekë
2. Pensioni mesatar: 26. 680 lekë
3. Pensioni i lartë: 29.189 lekë
4. Pensioni në fshat: 12.866 lekë 
5. Pensioni për aftësi të kufizuar: 9900 lekë 
6. Pensioni për të verbër: 11. 250 lekë 
7. Pensioni për Paraplegjikët: 9900 lekë
8. Pensioni për Tetraplegjikët: 9900 lekë 
9. Jepen 1900 lekë në muaj për kryefamiljarin
10. Jepen 1800 lekë në muaj për bashkëshorten
11. Jepen 1260 lekë në muaj për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç
12. Jepen 900 lekë në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç
13. Jepen 2600 lekë në muaj, kur familja përbëhet nga vetëm 2 bashkëshortë
14. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)
15. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura)
Ja sa u shtuan pensionet e popullit
Pensioni minimal në qytet 
Ishte 12 mijë e 264 lekë, shtohet 180 lekë
Pensioni maksimal në qytet 
Ishte 24 mijë e 528 lekë/ muaj, shtohet 360 lekë
Pensioni minimal në fshat 
Ishte 8398 lekë/muaj, shtohet 120 lekë 
Pensioni maksimal në fshat 
Ishte 12 mijë e 264 lekë/muaj, shtohet me 180 lekë
Pensionet e ish-kooperativave 
Ishte 12 mijë e 264 lekë, shtohet 180 lekë
Ja disa poste të larta zyrtare, që përfitojnë rritje pensione pleqërie e pensione suplementare
1. President i Republikës 
2. Kryetari i Kuvendit
3. Kryeministri
4. Zv/Kryeministri
5. Ministri
6. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 
7. Prokurori i Përgjithshëm
8. Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
9. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;
10. Kryetari i SHISH
11. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
12. Deputetët e Kuvendit
13. Anëtarët e KQZ 
14. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
15. Anëtarët e Gjykatës së Lartë; Avokati i Popullit
Ja disa poste zyrtare vartëse të shtetasve që përfitojnë këto pensione
1. Kryetar Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive 
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale; 
3. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
4. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
5. Gjeneralët e Forcave të Armatosura
6. Punonjës të Policisë së Shtetit të rolit madhor
7. Sekretar shteti 
8. Zëvendësministër
9. Zëvendësprokuror i përgjithshëm
10. Avokati i Përgjithshëm i Shtetit
11. Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive
12. Drejtori i ATSH-së;
13. Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve
14. Drejtor i përgjithshëm i Doganave
15. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
16. Drejtori i përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit
17. Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik
18. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
19. President i Komitetit Olimpik Shqiptar
20. Shef i protokollit dhe ceremonisë në Presidencë
21. Shef i zyrës së pritjes së popullit në Presidencë 
22. Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronës
23. Autoriteti për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit
24. Drejtori i Autoritetit Kombëtar Rrugor
25. Kryetar i Komitetit Shqiptar të Birësimeve

Disa paga shtetarësh, të rritura nga data 1 mars 2017

Kryeministria
Shtesë page 20 mijë lekë: Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit
Ministria e Financave
Shtesë page 20 mijë lekë: Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist, Drejtor Kabineti, Zëdhënës, Këshilltar”
Ministria e Drejtësisë
Shtesë page 20 mijë lekë: Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist
INSTAT
Shtesë page 10 mijë lekë: Nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes.
(DAP) Departamenti Administratës Publike
Shtesë page 10 mijë lekë: Drejtor Departamenti, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist në Njësitë Teknike të Përmbajtjes.
Ja disa paga të shtetarëve qendrorë e lokalë
1. Zëvendësministër: 153 mijë e 300 lekë. 
2. Prefekti i Qarkut të Tiranës: 130 mijë e 300 lekë.
3. Prefektët e qarqeve tjerë: 118 mijë e 300 lekë.
4. Nënprefekti Kavajë, Lushnjë, Sarandë 99 mijë e 800 lekë.
5. Nënprefekti Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë, Skrapar: 92 mijë e 400 lekë.
6. Nënprefekti Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin, Kolonjë: 88 mijë 000 lekë.
7. Këshilltari i Prefektit të Qarkut të Tiranës: 69 mijë 800 lekë. 
8. Zëdhënësi i Prefektit të Qarkut të Tiranës: 59 mijë 300 lekë.
9. Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Gjykatës Lartë, i Prokurorit të Përgjithshëm, Zëvendëskryeministrit, Nënkryetarit të Kuvendit dhe Avokatit të Popullit: 73 mijë e 500 lekë.
11. Sekretari i ministrit, Avokatit të Popullit, sekretarët e titullarëve të institucioneve të tjera të pavarur, të sekretarit në kryeministri dhe në çdo ministri: 61 mijë e 950 lekë. 
12. Këshilltarët e jashtëm të kryeministrit: 40% të pagës mujore, të këshilltarit të brendshëm.
13. Përfitojnë çdo muaj, 2% shtesë të pagës mujore, për çdo vit vjetërsi në punë, deri në 25 vite. 
Sigal