Pushteti absolut i Kryeministrave shqiptarë

680
Sigal

Analiza nga Andrea Çupa: Pa kufizim të Pushtetit të Kryeministrit, nuk ka balancë të pushteteve, nuk ka qeveri demokratike. Ky është shkaku kryesor i dështimit të Shqipërisë në rrugën Evropiane. Kërkohet ndarja dhe balancimi real i tre pushteteve

Pa kufizim të Pushtetit të Kryeministrit, nuk ka balancë të pushteteve, nuk ka qeverisje demokratike!

Nuk mjaftojnë vetëm zgjedhjet e lira ku bazohet qeverisja demokratike, por duhet edhe parimi i kufizimit të pushtetit, parimi i ndarjes dhe balancimit real të të tre pushteteve (ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor)

ANDREA ÇUPA

Kriza aktuale do të zgjidhet nga SHBA dhe BE si zakonisht

Ndër vite radhazi janë bërë pa mbarim denoncime për gjendjen, provat dhe faktet të pafund të së keqes, duke bërë qaramanin kemi shpresuar se i paprekshmi, do të zgjidh gjendjen, do të reformojë sistemin?! Pyetja shtrohet: A ka rrugëzgjidhje kjo gjendje? A ka forca progresive që mund të reformojë sistemin dhe do të sjellin në poçes ndryshimin progresiv. A është e internuar klasa politike për ndryshimin e sistemit, etj. etj? Për të reformuar dhe ndryshuar një sistem të dështuar duhet të bazohemi tek ligjet dhe ligjësitë e zhvillimit në natyrë, në shoqëri dhe në mendim njerëzor, në parimet demokratike të provuara, në filozofinë e suksesit. Mungon një platformë zhvillimi, që të vlerësojë gjendjen dhe të nxjerrë shkaqet e vërteta, ligjësitë dhe parimet ku të mbështetet kjo platformë, objektivat strategjik, strategjinë (vizionin) në funksion të objektivave (qëllimit) që duhet të arrihet; prioritetin kryesor, prioritetet e rëndësishme, si dhe projekti apo plani i detajuar për afro 200 fusha dhe nënfusha të zhvillimit të vendit, që duket se kanë dështuar. Është e vërtetë që në këto 30 vjet ka pasur zhvillim. Normale, se njerëzit kanë punuar dhe do të punojnë për të mbijetuar. Edhe para 4000 vitesh janë ndërtuar piramidat e Egjiptit, por me kockat e miliona skllevërve! Edhe në diktaturë janë ndërtuar veprat energjetike etj, por me mundin, djersën dhe gjakun e të gjithë shqiptarëve. Kriza aktuale politike, kushtetuese , institucionale dhe e vlerave përbëhet nga dy anë. Njëra përfaqëson rrezikun dhe tjetra mundësinë për zgjidhje dhe ndryshimin. Zgjidhja e saj nga kjo klasë politike me sa duket do të jetë misioni i pamundur. Besoj, se ajo do të zgjidhet vetëm nga mbështetja dhe monitorimi i SHBA dhe BE. Është çështje kohe? Po kush janë shkaqet e gjendjes së krijuar që kanë sjellë dështimin e sistemit? Shteti ligjor i së drejtës që shpresonim, ka përfunduar në sistemin e Partisë Shtet?! Në ekonominë e rrënuar, në papunësinë, emigrimin masiv?! Korrupsioni gjigant dhe ai i vogël masiv! Oligarkia! Malinja në Pallatin e Drejtësisë, në Sarajet e qeverisë, në Selinë e Parlamentit! Krimi i organizuar i lidhur me politikën! Shndërrimi i ligjeve dhe vendimeve të Gjykatave në instrumente grabitjeje! Siguria kombëtare e cenuar, mungesa e sigurisë së jetës, lirisë dhe pronës! Dështimi i demokracisë politike, ekonomike dhe sociale! Partitë Politike funksionojnë me metoda totalitare, ku nuk bëhen zgjedhje, nuk funksionon mendimi ndryshe në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës së RSH! Pushteti i pakufizuar i Kryetarit të partisë ka pastruar kundërshtarët që mendonin ndryshe për 30 vjet! A janë pastruar sojsëzët dhe kanë mbetur sojlitë ?! Apo?.. Pushteti i pakufizuar i Kryeministrit, njëherazi, ai dhe Kryetar Partie, ka marrë kontrollin e katër pushteteve ë, ka rrëmbyer sovranitetin e popullit, ka prishur balancën e pushteteve, baza e qeverisjes demokratike. Ky është një nga shkaqet me kryesore në mos me kryesori i dështimit të sistemit, i kësaj gjendje të krijuar. Do të nxinim mijëra faqe në vijim për gjendjen, për injorancën në parlament dhe në pushtet, për pastrimin e parave, për informalitetin, për ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008, vjedhja e votës dhe manipulimi i saj i ngritur tashmë në sistem, e provuar me fakte. Në këto rrethana mendoj se ky vend po shkatërrohet hap pas hapi nga dhuna dhe krimi i organizuar, korrupsioni dhe mjerimi, nga pushteti i pakufizuar i kryeministrit (pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute) dhe po kalbet nga indiferentizmi intelektual, indiferentizmi i ekspertëve të fushave të ndryshme! Gjendja aktuale është e përfshirë nga propaganda dhe demagogjia, e pasur nga një gjendje anarkie dhe kaosi me element totalitar në veprim dhe autokracia. Në diktaturë të pushkatonin fizikisht, politikisht, ekonomikisht, moralisht në të gjithë lidhjen gjinore; ndërsa tani të “pushkatojnë” politikisht, ekonomikisht, moralisht, të nënshtrojnë ekonomikisht nëse i shkel në kallo atij që komandon!

Shteti ligjor i së drejtës që shpresonim, ka përfunduar në sistemin e Partisë Shtet?! Në ekonominë e rrënuar, në papunësinë, emigrimin masiv?! Korrupsioni gjigant dhe ai i vogël masiv! Oligarkia! Malinja në Pallatin e Drejtësisë, në Sarajet e qeverisë, në Selinë e Parlamentit! Krimi i organizuar i lidhur me politikën! Shndërrimi i ligjeve dhe vendimeve të Gjykatave në instrumente grabitjeje!

Alternativa Reformimit të Sistemit

Është ligj i zhvillimit universal, koncepti modern: objektivi, strategjia, Projekti (plani) i detajuar. Këtë rrugë po e ndjek edhe Reforma në Drejtësi, me ndihmën dhe monitorimin e SHBA dhe të BE që përcaktoi objektivin “Reforma në Drejtësi”, Strategjinë “Ndryshimet Kushtetuese, Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të votuara në parlament nga 140 deputetët dhe, e po vijon me projektin detajuar, “Vetingun”. Reformimi i sistemit do të vijojë me reformën zgjedhore për të garantuar një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike, për ti kthyer sovranitetin popullit ku bazohet qeverisja demokratike si dhe vota vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë, një nga kolonat e sistemit demokratik të qeverisjes që mungon. Pyetja shtrohet: A mjafton vota e lirë ?! Demokracia si koncept dhe si forme qeverisje bazohet në disa parime kryesore : Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Sistemi i pushtetit përfaqësues, Kufizimi i pushteteve, ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ( legjislativ ekzekutiv dhe gjyqësor), e drejta e përgjithshme e votës , etj. Këto parime janë të përcaktuara në Kushtetutën e RSH. Duke u bazuar në ligjin e ndërveprimit reciprok të parimeve, faktorëve dhe elementëve që veprojnë në shoqëri dhe prioriteti i tyre ndaj njeri tjetrit, do të kuptojmë saktë , që këto parime ndërthuren dhe bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Nuk mjaftojnë vetëm zgjedhjet e lira ku bazohet qeverisja demokratike, por duhet edhe parimi i kufizimit të pushtetit, parimi i ndarjes dhe balancimit real të të tre pushteteve (ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor).

Pushteti i pakufizuar i Kryeministrit, njëherazi, ai dhe Kryetar Partie, ka marrë kontrollin e katër pushteteve ë, ka rrëmbyer sovranitetin e popullit, ka prishur balancën e pushteteve, baza e qeverisjes demokratike. Ky është një nga shkaqet me kryesore në mos me kryesori i dështimit të sistemit, i kësaj gjendje të krijuar

 

Pushteti absolute i kryeministrit shqiptar

Për 30 vjet nuk kanë funksionuar mjaftueshëm zgjedhjet dhe vota e lirë, pasi ato janë vjedhur, manipuluar për shkakun kryesor të pushtetit të pakufizuar të Kryeministrit, për rrjedhojë ndarja e pushteteve ka qenë fiktive dhe , balanca e tyre ku bazohet qeverisja, ka qenë inekzistente. Duke kufizuar pushtetin e Kryeministrit me dy mandate katër vjeçare , do të mund të sigurohej balancimi real i të tre pushteteve, do të vendosim bazën kushtetuese të qeverisjes demokratike, do ti prisnim litarët sundimit të një personi, të shefit të ekzekutivit. Dihet se pushteti absolut i një njeriu, korrupton në mënyrë absolute. Me kufizimin e pushtetit të Kryeministrit do të prisnim litarët e shtrirë në parlament, në gjyqësor dhe në media, për më tepër mandatet nuk mund të vidhet , manipulohen, siç vidhen dhe manipulohen votat. Po kush e kundërshton dhe, absolutisht nuk e do që parimin e kufizimit të pushtetit të Kryeministrit e të Kryetarit të Partisë me dy mandate 4 vjeçare? Nuk e kanë dashur dhe nuk e duan, Kryetarët e Partive politike, Shefat e ekzekutivit, grupet e jes-menëve të ngjitur si gerthelle rreth tyre, analist dhe media në llogore, turma e militantëve me opinione të sugjestionuara, që nuk i formojnë ato me anë të arsyes, etj. Arsyet?! Duhen pyetur ata! Po kush janë argumentet për vendosjen në Kushtetutë dhe në ligj të një amendamenti: “Kryeministër mund të emërohet deputeti ose shtetasi shqiptar që nga lindja , me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç ; emërohet për 4 vjet me të drejtë riemërimi vetëm një herë”. “Kryetari i Partisë Politike mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç , në çdo rast me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë” Një nga parimet themelore të demokracisë që dallon dhe ndanë sistemin demokratik nga sistemi totalitar, diktatorial, autokratik, sistemin e shtetit ligjor të së drejtës , nga sistemi i Partisë Shtet, është parimi i kufizimit të pushtetit, i përcaktuar në Kushtetutën e RSH (përveç funksionit të kryeministrit !?) Nënvizoj se nga partia apo partitë politike, që fitojnë zgjedhjet burojnë pushtetet. Ajo (partia) konsiderohet në teorinë politike si elementi kryesor i sigurimit dhe ushtrimit të pushtetit shtetëror. Arsyetimi racional të çon në përfundimin se : kufizimi i pushtetit , të kryeministrit, vetëm me dy mandate 4 vjeçare do të sillte në poçes ndarjen reale dhe balancimin e vërtet të të tre pushteteve, dhe në bashkëveprim me parimin e sovranitetit, do të sigurohej sistemi i qeverisjes demokratike, aq shumë i munguar. Më tej, le ti referohemi edhe demokracisë amerikane, për të argumentuar domosdoshmërinë e zbatimit e të parimit të kufizimit të pushtetit të shefit të ekzekutivit. George Washingtoni (1789-1797) vendosi në Kongresin e SHBA në Kushtetutë, me votën e lirë, kufizimin e pushtetit të Presidentit me dy mandate 4 vjeçare. Me sa di, G. Washingtonit, kur i është kërkuar që të kandidonte për mandatin e tretë për President të SHBA, Ai është shprehur: Nëse do merrja mandatin e tretë të Presidentit të SHBA-së, unë do të kthehesha në një diktator. Që nga ajo kohë në Kushtetutën e SHBA-së është vëndosur që: Presidenti i SHBA-së (shefi ekzekutivit) të ketë vetëm dy mandate presidenciale nga 4 vjet dhe, të ketë mbushur moshën 40 vjeç. Neni i kufizimit të pushtetit në Kushtetutën e SHBA-së është një nga gurët e themelit të demokracisë amerikane. Atëherë, përse Kryeministrat Shqiptar duhet të vijojnë të ndjekin modelin e pushtetit të pakufizuar të Putinit!? Përse duhet të ndjekin modelin e pushtetit absolut të Erdoganit!? Argumenti i tretë , i fundit nga radha por jo i fundit nga rëndësia për kufizimin e pushtetit.

Ky vend po shkatërrohet hap pas hapi nga dhuna dhe krimi i organizuar, korrupsioni dhe mjerimi, nga pushteti i pakufizuar i kryeministrit (pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute) dhe po kalbet nga indiferentizmi intelektual, indiferentizmi i ekspertëve të fushave të ndryshme

 

Nuk ka demokraci me pushtet Absolut të Njëshit

Analiza historike na ka mësuar se të gjithë , mbretërit, tiranët, despotët, diktatorët, kanë ndjekur dhe ndjekin një qëllim që buron nga natyra njerëzore. Lavdinë (pushtetin dhe pasurinë). Ai që ka provuar qoftë dhe një herë të vetme kënaqësinë dehëse të pushtetit dhe të urdhëruarit nuk është më në gjendje të heq dorë prej saj. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh me Kryeministrat Shqiptar. Duke u bazuar në parimet demokratike , implementimin e tyre në ligj dhe në Kushtetutë, do të mund të vendosim në poçes teknologjinë modern institucionale, procedurat, mekanizmat, ligjet dhe, do të mund të pengonin , frenonin, minimizonin dhe rregullonim që, qëllimi dhe pasionet e papërmbajtshme për lavdi (pushtet) dhe pasuri, të mos realizoheshin në rrugë e mënyra të paligjshme, siç ndodh rëndom tek ne, do të pengonim në maksimumin e mundshëm të mbërritjes së padrejtësisë. Bundestagu gjerman i ka vendosur Shqipërisë nëntë kushte për çeljen e negociatave pas 18 Tetorit 2019, ndërkohë që KE vendosi mos pranimin e Shqipërisë pas vendosjes së vetos nga Franca, Danimarka dhe Holanda. Këto kushte provojnë edhe një here gjendjen e krijuar dhe dështimin e sistemit. Nëntë kushte janë një bazë për reformimin e sistemit për ndryshim , për përgatitjen e një platformë të gjerë, transparente ku të përfshihen të gjithë aktorët politik dhe jo politik. Kjo Platformë do të kërkoj përcaktimin e qartë të Objektivave , Strategjinë dhe, projektin (planin) e detajuar të zhvillimit të vendit. Të shpresojmë për një vullnet politik të klasës politike për reformimin tërësor të sistemit.