Pushohet pas 27 vitesh punë, mësuesja përfundon në spital në gjendje të rëndë

534
Profesioni i mësuesit kërkon padyshim shumë angazhim dhe përkushtim, por ai që mbizotëron është pasioni për punën. E nëse një mësues që për vite me radhë ka qenë pranë nxënësve, e largon prej tyre, reagimi është shumë i fortë.
Rasti më i fundit është shënuar në Librazhd, ku një mësuese me 27 vite përvojë në fushën e arsimit është pushuar nga puna. Ky lajm ka qenë padyshim shumë i rëndë për Manushaqe Balliun, e cila jepte mësim në shkollën 9-vjeçare në Qukës.
Pasi mori dijeni për pushimin nga puna, Manushaqja kërkoi shkresën për motivacionin e shkarkimit, por jo vetëm që nuk mori një përgjigje, por edhe e nxorën forcërisht nga godina.
Balliut i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Librazhdit. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
Sigal