Punonjëst e by passeve në Fier, protestë para Kuvendit, kërkojnë pagat

801
Punonjësit e by paseve në Fier kanë nisur serish protesten tyre në Tiranë përballë selisë së parlamentit. Kjo është vetëm protesta e radhës ku me dhjetra punëtorë të firmave nënkontraktore kërkojnë pagest e tyre për muajt e punës në këtë investime.
Qeveria ndërkohë akoma nuk ka dhënë asnjë lloj zgjidhjeje për problemin e ketyre punonjësve të cilet janë shprehur se do ta vijojnë protesten e tyre deri në marrjen e pagave për punen e kryer.
Protesta edhte nga kompanitë nënkontraktore të cilat kanë kryer punimet në Bypasin Fier-Vlorë. Janë 55 kompani të cila nuk janë paguar nga shteti për punët e kryera, ndërkohë që përfaqësuesit e firmave paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugëve nacionale.
55 kompani nënkontraktove për punimet e By passit të Vlorës dhe Fierit këtë të hënë kanë protestuar sërish, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin e mjeteve në hyrje të autostradës Vlore Levan. Shkak për këtë është mospagesa për punën e kryer, nga ana e firmës kontraktore “Serenisima.
Firmat nënkontraktore kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që shteti, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka ndaj këtyre firmave. Janë 9.5 milion euro, vlera që shteti duhet tu u shlyej këtyre firmave.
Përfaqësues të firmave nënkontraktore, kanë deklaruar se i kane paguar shtetit çdo detyrim, ndërsa shteti i ka hedhur në rruge edhe pse është detyrim i tij të kryej pagesat e tyre.
Sigal