Punonjësit e hekurudhës në Durrës nisen drejt Tiranës për të protestuar

579
Pasi kanë protestuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe nuk u janë plotësuar kërkesat, punonjësit e hekurudhës në qytetin bregdetar i janë drejtuar Tiranës për të vijuar protestat para ministrisë së Transporteve. Punonjësit kërkojnë ringritjen e hekurudhës dhe rritje pagash.
“Punonjësit e vjetër janë me paga minimale. I kemi çuar disa herë peticione qeverisë për ringritjen e hekurudhës dhe rritjen e pagave, por deri tani nuk është bërë asgjë”- shprehen punonjësit e hekurudhës.

Punonjësit kërkojnë gjithashtu që të paguhen pagat dhe sigurimet si dhe të mos hiqen nga puna specialistët. Më herët punonjësit protestuan edhe para portit të Durrësit duke bllokuar hyrjen e kamionëve në port për disa minuta.
Sigal