Punonin si shitës droge në Sarandë, arrestohen në flagrancë

463
Sigal

Policia e Sarandës bën me dije se, ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar penalisht një të tretë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu të qytetit bregdetar jugor shprehen se gjatë kontrollit policor, këta persona janë kapur me lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Arrestohen shtetasit:

Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.
S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi:
D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.