Punimet në rrjet, OSHEE: Zonat e kryeqytetit që do të mbeten pa energji në 17 maj

552
Sigal

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputjen e energjisë në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit për shkak të punimeve të OST në N/stacionin Tirana 1 (Zogu Zi), në datën 17 maj do të stakohet energjia elektrike.

Energjia elektrike do të stakohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu I Zi, Rruga “Artan Lenja”, zonat pranë ish fushës se aviacionit, Zona Laprake, Rr. “Pandi Dardha”, Rr. “Mati Logoreci” dhe Rr. “Vangjel Noti”, Spitali Ushtarak.

OSHEE tha se zonat në fjalë do të mbeten pa energji përgjatë intervalit kohor 08:00-16:00