Punimet në kabina, zonat e Tiranës që do të jenë dy ditë pa drita

422
Sigal

Përmes një postimi në ‘Facebook’, OSHEE njofton të gjithë qytetarët se nesër dhe mbipasnesër, përkatësisht me 14 dhe 16 dhjetor, në disa zona në kryeqytet nuk do të ketë energji elektrike, për shkak të punimeve në kabina.

Postimi i plotë

Stakim, 14 dhe 16 Dhjetor

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 14 dhe 16 dhjetor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.

14 dhjetor, 09:00-15:00, pjesërisht rrugët: “Ismail Qemali”, “Vaso Pasha”

09:00-13:30, zona Valias pjeserisht

16 dhjetor, 09:00-13:30, Bathore, pjesërisht