Punime në depo, ja cila zonë e Tiranës do të ketë mungesë furnizmi me ujë

724
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar mbrëmjen e sotme se zona e Kombinatit do të ketë mungesë furnizmi me ujë. Ky problem vjen si pasojë e ndërhyrjeve në infrastrukturë.
Sipas UKT, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po kryen një remont në depon e ujit të zonës periferike dhe për rrjedhojë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në furnizim.
Zona e Kombinatit do të ketë furnizim të përkohshëm me ujë deri në përfundim të punimeve, njoftoi UKT.
“Operatorët e OSHEE dhe të UKT-së janë të angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet”, shkruhet në njoftim.
Sigal