Punëtorët e Bypass-it të Fierit në protestë: Pagat e prapambetura, ndryshe nuk lejojmë punime

614
Mbi 600 punëtorë që kryen punimet e para të Bypass-it Fier, kanë dalë në protestë sot në afërsi të Mbrostarit. Ata kërkojnë pagesat e prapambetura të një viti nga 41 firmat nënkontraktore të kompanisë italiane ‘Serenisima’, të cilat u thonë se nuk janë paguar nga ARRSH-ja. 
Por, punëtorët nuk kanë qendruar më në pritje pasi tani kanë mësuar se qeveria ka hapur tenderin dhe fondin për vazhdimin e punimeve. Ata kanë paralajmëruar se do të avancojnë me protestën deri në bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk marrin paratë.
Bypass-i i Fierit i referohet ndërtimit të një Bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatësi afërsisht 22 km. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Janë parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Projekti u nis nga një kontraktor i cili nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punimeve çka solli prishjen e njëanshme të kontratës nga ARRSH. Aktualisht, punimet kanë mbetur përgjysëm.
Sigal