Punëtorë europian apo bujkrobër të agallarëve të qeverisë

715
Sigal

 Rreth 120 punëtorë hidhen në protestë për bukën e gojës. Ja si grabiten shqiptarët nga kompanitë e huaja    

Kompania austriake “Alpine” fituese e Lotit të dytë të rrugës Damas-Memaliaj ka 5 muaj që po çon drejt vdekjes për bukën e gojës me dhjetëra familje dhe qindra fëmijë të pafajshëm. Pas skandalit të  firmës “TODINI COSTRUZIONI GENERALI” që i rrëshqiti rruga në aksin Levan –Damas, një tjetër skandal përfshinë kompanitë e huaja dhe banditët shqiptarë të rrugëve, të cilët punojnë si nënkontraktorë me të huajt. Janë pikërisht kompanitë shqiptare që  lidhin kontrata të pista si nënkontraktorë në këmbim të shtypjes ,varfërimit, mosdhënies së djersës  punëtorëve shqiptarë dhe garancisë se i mbyllin ata aferat  me drejtësinë  tonë.  Para disa muajsh, në një segment të rrugës Levan – Damës, një pjesë e kodrës rrëshqiti, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve dhe akoma organet e Prokurorisë nuk kanë vënë para përgjegjësisë penale shkaktarët e firmës ndërtuese  “TODINI COSTRUZIONI GENERALI ”, për të paguar deri në qindarkën e fundit dëmet e shkaktuara.

Rruga Damas –Memaliaj, pjesë e autostradës Levan-Tepelenë

Sikur të mos të mjaftonte  bllokimi i rrugës së re dje, plasi skandali i fundit, ku 120 punëtorë  që  u hodhën në protestë, pasi kanë një periudhë të gjatë të papaguar.  Sipas punëtorëve, që kanë punuar në këtë aks rrugor, ata kanë pesë muaj që nuk marrin pagat e tyre nga firma që po kryen punimet AEGEK. Protestën e tyre të parë ata e zhvilluan para zyrave të kompanisë “AEGEK”, në Iliras të Tepelenës. Ky është një nga akset rrugore, për të cilin kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, një muaj e gjysmë më parë deklaroi se, do të përfundojë shumë shpejt. Në 2 gusht 2012, Kryeministri Berisha inauguroi 30 kilometrat e parë të superstradës Levan-Tepelenë. Superstrada Levan- Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri – Jug dhe ka një gjatësi totale prej 70 km dhe vlerë 70 milionë euro. Rruga është ndarë në dy seksione: Levan -Damës dhe Damës -Memaliaj. Për të gjithë përdoruesit e automjeteve është vënë në shfrytëzim të plotë vetëm segmenti rrugor Levan-Damës. Mësohet se gjatë një viti  disa nga këta punonjës nuk kanë qenë të siguruar. Ata paralajmërojnë përshkallëzim protestash nëse nuk iu jepet rroga. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të verë para përgjegjësisë drejtuesit e firmës  nënkontraktore VEGA,  e cila flitet  se është pasuesja e firmës greke.  Megjithëse, të dhënat e firmave mbahen sekretë dhe nuk dihet se nga kush, punëtorët shumë shpejtë do bllokojnë rrugën dhe nëpërmjet një peticioni i bëjnë të ditur Kryeministrit Berisha se do të ndëshkojnë ashpërsisht Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit . Nëse kjo rrugë është marrë nga një firmë shkodrane me emrin VEGA, përse nuk bëhet transparente aktiviteti i saj dhe cilat janë lidhjet e saj me pushtetarët që guxojnë të lënë pa bukë qindra njerëz të varfër. Firmat  nënkontraktore janë zhytur në afera të mëdha me drejtues dhe nëpunës të korruptuar dhe të inkriminuar në Drejtorinë e Rrugëve, të cilët deklarojnë lartë e poshtë se kanë suportin e “këshilltarëve”  të Kryeministrit  dhe Kryeparlamentares Topalli.

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 04.09.2012, ora 10:10-11:20

Drejton mbledhjen

Edmond Spaho – kryetar komisioni

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në kontratën financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Fier-Tepelenë”.

            Edmond Spaho – Nuk e bind dot, kot lodhesh.

Ernest Noka – Pyetjes së zotit Koçi do t’i përgjigjet zoti Gjonaj, i cili është i ngarkuar për mbarëvajtjen e kësaj kontrate.

Ylli Gjoni – Zoti Koçi pyet se, cilët janë kontraktorët e dy loteve. Kontraktor i lotit 1 Levan – Damas është kompania italiane TODINI COSTRUZIONI GENERALI, ndërsa për lotin 2 është kompania austriake “Alpine”. Këto janë dy kontraktorët kryesorë. Të dyja kompanitë kanë disa nënkontraktorë. Kompania Todini ka nënkontraktor një kompani italiane dhe disa kompani shqiptare, që bëjnë spostimin e linjave. Kompania “Alpine” ka nënkontraktor themelor bazë një kompani greke.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, është marrë më vonë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kjo nuk është sekret, e ka pasur nënkontraktor kompaninë Alban Tirana. Nënkontraktorët nuk kanë lidhje me ne, këtë e kam shpjeguar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zoti Ahmetaj, përgjegjësitë totale kontraktuale, ligjore dhe teknike janë të sanksionuara. Ato i mban kontraktori që firmos kontratën me qeverinë shqiptare.

( Në ditët në vijim do të botojmë të plotë debatin 4 orësh për rrugën Levan-Damës-Memaliaj )

 Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ylli Gjoni pa dyshim që është një nga strumbullarët e rrumpallës në rrugët e vendit tonë. Ylli Gjoni në cilësinë e zëvendësdrejtorit teknikë ka përgjegjësi të plotë për të gjithë problematikën dhe për çdo ditë vonese ai duhet paguajë nga xhepi i tij milionat që kompanitë e huaja kanë fituar nga neglizhenca e tij. Por Ylli Gjoni nuk është kaq mediokër sa të firmosë symbyllur. Pas saj fshihen milionat që humbet shteti nga kohëvonesat dhe projektet jo cilësore të pranuara dhe të vëna si kusht në tender. Mirë firmave shqiptare që s’u jepen lekët, po atyre të huajave që i marrin kokërr më kokërr përse nuk i kërkon llogari  Ylli Gjoni? Për këto dhe shumë skandale të rrugëve shqiptare, ku përgjegjës kryesor është drejtuesi teknik (zv/drejtori Ylli Gjoni) do fillojmë të merremi nga nesër. Nëse KLSH-ja do të tregojë se vërtetë është e pavarur dhe jo kukull e politikës, duhet të marrë në dorë procedurat e tenderit të rrugës Fier-Levan-Tepelenë dhe do të shohë skandale të papara.