Punësimi – Mungojnë inxhinierët në Gjermani!

190


 
Gazeta Telegraf/



Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se kompanitë
gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm 73.500 i kanë
gjetur. Nisma e Qeverisë në Berlin për digjitalizimin e industrisë
gjermane ka rritur kërkesat për inxhinierë, ndërsa fakultetet nuk mund të
plotësojnë numrin. Tre vjet më parë qeveria në Berlin ka nisur projektin
“Industrie 4.0”, i cili ka për qëllim digjitalizimin e proceseve të prodhimit
në shtylla kryesore të industrisë gjermane. Siç qëndrojnë gjërat tani,
“Industrie 4.0” rezulton të jetë i suksesshëm. Sipas “Boston Consulting Group”,
64 për qind e kompanive gjermane nga sektori i industrisë së makinerive në dy
vjetët e ardhshme do të digjitalizojnë prodhimin e tyre, në krahasim me 36 për
qind të konkurrentëve amerikanë. Gjigandët në industri, të tilla si “Robert
Bosch” gjithnjë janë duke u bërë kompani të teknologjisë. Në mënyrë të veçantë,
vetëm “Bosch” punëson më shumë se 5.000 inxhinierë për zhvillimin e softuerit.
Megjithatë, digjitalizimi i prodhimit është vetëm hapi i parë. Kompanitë më pas
do të kërkojnë një ushtri të ekspertëve. E gjithë kjo kërkon ekspertë, dhe ata
thjesht nuk janë të mjaftueshëm. Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se
kompanitë gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm
73.500 i kanë gjetur. Megjithatë, në dhjetë vjetët e ardhshme kërkesa për
profilin e ekspertëve do të jetë katër herë më e madhe se tani. Gjermania është
prodhuesi i tretë botëror e makinerive dhe pajisjeve industriale, pas Kinës dhe
SHBA-së.


Departamenti i Inxhinierisë Mekanike numëron 3200
kompani, shumica e tyre kanë të punësuar rreth një milion punëtorë. Me fjalë të
tjera, ky sektor është punëdhënësi më i madh i të gjithë sektorëve të tjerë
industrialë. Universitetet gjermane që nga bashkimi në vitin 1990 nuk
“prodhojnë” numër të mjaftueshëm të inxhinierëve. Dhe, ka një arsye, thotë
Oliver Koppel, ekonomist në Institutin e Kërkimeve Ekonomike të Këlnit. “Rritja
e ngadaltë ekonomike nga viti 1995 deri në 2002 ka dekurajuar nxënësit të regjistrohen
në programet inxhinierike”, thotë Koppel. Gjatë kësaj periudhe numri i të
diplomuarve ka rënë nga 50,000 në vit në 30.000. Pasojat janë të dukshme sot,
pas një dekade të zgjerimit ekonomik. Prej 1.7 milionë inxhinierë që punojnë në
Gjermani, 37 për qind janë më të vjetër se 50 vjet. Më shumë se 600.000 do të
dalin në pension gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, kështu që mungesa e
ekspertëve do të jetë edhe më e madhe.