Punësim sezonal në Gjermani për studentët, si të aplikoni

503
Je student në një universitet në Shqipëri dhe kërkon punësim sezonal në Gjermani?
Atëherë kjo është plotësisht e mundshme për secilin prej jush. Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK Albania) njofton se aplikimet janë të hapura deri 31.01.2017. 
Agjencia Federale e Punës (Bundesagentur für Arbeit) ndërmjetëson punësim sezonal në Gjermani për studentë të huaj, për një afat deri në 90 ditë, gjatë pushimeve të verës.
Aplikimi bëhet tek DIMAK Albania ose direkt tek Bundesagentur für Arbeit, duke dërguar formularin (në gjermanisht) dhe vërtetimin e regjistrimit në universitet (gjermanisht ose anglisht).
Nuk kërkohet dëshmi e gjuhës së huaj.
Rruga që duhet të ndiqni për të aplikuar:
Duke qenë se DIMAK Albania ka marrë shumë pyetje në lidhje me procedurat e aplikimit të studente/ëve shqiptarë për punësim sezonal në Gjermanit, sqarojmë:
Kushtet e nevojshme:
• Të jeni studentë i regjistruar në një universitet/shkollë profesionale në Shqipëri (mosha minimale 18 vjeç) 
• Preferohen njohuri të gjuhës së huaj (gjermanisht dhe/ose anglisht),
• Të gatshëm të punoni minimum 2 muaj në Gjermani gjatë pushimeve verore
• Të gatshëm të punoni në sa më shumë sektorë (turizëm, bujqësi, industri etj.)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1) Dy Kopje të formularit të aplikimit (me fotografi), printuar para/mbrapa dhe të firmosur (Formulari i aplikimit mund të shkarkohet këtu)
2) Një vërtetim nga universiteti/Shkolla Profesionale + Fotokopje. Nëse është në gjuhën, e përkthyer në Gjermanisht ose Anglisht dhe noterizuar. (një model i ngjashëm mund të shkarkohet këtu)
3) kopje të lejes së drejtimit të automjetit (në rast se keni, të dy anët të printuara).
Formulari i aplikimit gjendet në këtë link.
 
Ndërsa modeli i vertetimit gjendet ketu:
Afati i fundit të dorëzimit të dokumentave është:
Dita e Martë 31 JANAR 2017, Ora 17:00, 
Tek DIMAK Albania (Zyra e Punës Tiranë. Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës) 
Sigal