Pula të ngrira, për të transportuar 19 kg kokainë nga Brazili në Durrës

594
Sigal

Një ditë më parë u zbulua një sasi e madhe kokaine, plot 19 kg që transportohej brenda një kamioni me pula të ngrita të nisura nga Paranagua e Brazilit për në portin e Durrësit, aty ku nuk mundi të vinte kurrë, për shkak se e zbuloi “Guardia di Finanza” italiane. 

Por sot detaje të reja dalin në dritë për mënyrën e transportimit të drogës dhe arsyet pse trafikantat kanë zgjedhur pikërisht pulat e ngrita për të transportuar drogën.

Mësohet se oficerët e “Guardia di Finanza” kanë verifikuar fillimisht dokumentacionin ku iu lindën edhe dyshimet për itinerarin e zgjedhur nga ngarkesa. Kështu, kamioni u fut në skanim, gjë që çoi në gjetjen e lëndës narkotike. Sipas policisë italiane arsyeja pse u zgjodhën pulat e ngrita për të fshehur ngarkesën është se qentë e antidrogës e kanë të vështirë të zbulojnë lëndën e ndaluar në ngarkesa me mish.

Më sa duket trafikantët nuk e kishin parashikuar që kamioni të skanohej.

Droga e zbuluar në portin e Gioia Tauro nga policia italiane kishte një vlerë rreth 4 milionë euro dhe ishte e ndarë në 17 pako.