Pukë, ikën Bibë Ndreca, Flutura Hoxha emërohet kryetare e Gjykatës

667
Lëvizje gjyqtarësh në Gjykatën e Rrethit të Pukës. Mësohet se gjyqtari Bibë Ndreca do të transferohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky I fundit drejtoi Gjykatën e Pukës pas skandaleve për korrupsion.
Në krye të Gjykatës së Pukës është emëruar gjyqtarja Flutura Hoxha, ish-inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Më herët zonja Hoxha mbante postin e gjyqtares në Gjykatën e Pukës.
Mësohet se në këtë gjykatë aktualisht mungojnë edhe dy gjyqtarë.
Sigal