Publikoi skandalin e ministrit Beqaj, ja çfarë ndodhi me ish – drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë

511
Çlirim Hajdarmataj, ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë, i cili denoncoi bisedën e përgjuar telefonike mes tij dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është larguar përgjithmonë nga Shqipëria mbrëmjen e djeshme.
Sigal

Hajdarmataj është përcjell nga të afërmit e tij, teksa ka lënë Shqipërinë dhe është nisur drejt SHBA-ve nga aeroporti i Prishtinës.

“Rrugë të mbarë vëlla, Zoti të prift mbarë dhe të ndihmoftë në çdo hap të jetës ty dhe familjen tënde”, i shkruan një prej familjarëve të tij.

Hajdarmataj pretendon se është shkarkuar me telefon nga ministri i Shëndetësisë, Beqaj, pasi nuk mori pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste.