Publikohet fotoja e fundit e gjashtë shqiptarëve të vrarë në Kumanovë

487
Mediat kosovare por edhe rrjetet sociale kanë publikuar fotografinë e fundit që shqiptarët kanë bërë bashkë para se të vriteshin gjatë përleshjes në Kumanovë. Gjashtë nga nëntë kosovarët e vrarë në Kumanovë, shfaqen për të fundit herë bashkë.
Fotografia e bërë në momentet kur këta djem kaluan kufirin maqedonas do të mbetet si kujtim i fundit i tyre dhe ‘luftës’ së tyre në Kumanovë, shkruajnë mediat. 
Fotografia është shpërndarë shumë shpejt nëpër rrjetet sociale nga të afërm të ketyre të vrarëve në konfliktin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.
Sigal