Publikohen vendimet e Këshilit të Ministrave pas mbledhjes

706
Sigal

Këshilli i Ministrave ka
publikuar vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së sotme.

Më poshtë, disa nga vendimet e
miratuara.

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË TË KANDIDATURAVE ALTERNATIVE PËR ANËTARË TË KOMISIONIT TË
KONKURRENCËS

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9121,
datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës
së Shqipërisë të kandidaturave alternative për anëtarë të Komisionit të
Konkurrencës, si më poshtë vijon:

–    Për anëtarin e
parë:

Znj. Juliana Latifi;

Znj. Leida Matja.

–    Për anëtarin e
dytë:

Z. Ilir Gëdeshi;

Z. Indrit Baholli.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V
E N D I M


PËR 

EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË
KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin
civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe
Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin si anëtarë të Komisionit
Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në të:

–    Z. Hysen Çela
për një mandat 5-vjeçar;

–    Z. Erind
Merkuri për një mandat 5-vjeçar;

–    Z. Aleksandër
Xhuvani, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të znj.
Irena Beqiraj.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES
SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN INTERREG IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR
ITALI-SHQIPËRI-MAL I ZI, 2014-2020


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të  ligjit
nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me
propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të
marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit
ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V
E N D I M


PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË
PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I
PROJEKTIT “NDËRHYRJE REHABILITUESE NË ZONËN E MBROJTUR TË QENDRËS HISTORIKE TË
DHËRMIUT”

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të
pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të
Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Shpronësimin,
për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në
zonën kadastrale nr.1481, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 200 (dyqind) m2
dhe sipërfaqe trualli 270 (dyqind e shtatëdhjetë) m2, që preken nga zbatimi i
projektit “Ndërhyrje rehabilituese në zonën e mbrojtur të Qendrës Historike të
Dhërmiut”, miratuar me vendimin nr.80, datë 13.4.2016, të Këshillit Kombëtar të
Restaurimeve (KKR).

2.    Shpronësimi të
bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë.

3.    Pronarët e
pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompesohen në vlerë të plotë,
sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për
pasuritë “truall” dhe “njësi shërbimi”, me një vlerë të përgjithshme 7 464 400
(shtatë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind) lekë.

4.    Vlera totale e
shpronësimit, prej 7 464 400 (shtatë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e
katër mijë e katërqind) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e
Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

5.    Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi
në “Fletoren zyrtare”.

6.    Shpenzimet
procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga
buxheti i Ministrisë së Kulturës.

7.    Pronarët e
konfirmuar nga ZVRPP Vlorë, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, të
kompesohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e
plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë.

8.    Zyra Qendrore
e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të
Paurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij
vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë, të
fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale,
sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Drejtoria Rajonale e
Kulturës Kombëtare, Vlorë, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e
shpronësuara.

9.    Ngarkohen
Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Paurive të
Paluajtshme Vlorë për ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e këtij
vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT,
NGA BUXHETI I VITIT 2016, PËR KISHËN KATOLIKE NË SHQIPËRI, ME RASTIN E
LUMTURIMIT TË MARTIRËVE SHQIPTARË

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, të nenit 2, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin
nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare tradicionale, që kanë nënshkruar
marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë
26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me
propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V
E N D O S I:


1.    Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në buxhetin e
miratuar për vitin 2016, në programin “Mbështetje për kultet fetare”, i shtohet
fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh për financimin e Kishës Katolike në
Shqipëri, me rastin e Lumturimit të Martirëve Shqiptarë.

2.    Ky fond të
përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016.

3.    Ngarkohen
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Komiteti
Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR 

HEQJEN
NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQEVE PYJORE
QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “TAP-AG” PËR NDËRTIMIN E RRUGËVE TË KALIMIT DHE
URAVE TË GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP), PAKETA E KATËRT, NË QARQET
KORÇË DHE BERAT 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për
pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, të ligjit nr.116/2013, “Për
ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik
Pipeline Ag, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP),
si dhe të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga
Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline Ag, në lidhje me projektin e
gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), me propozimin e ministrit të
Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Sipërfaqja
pyjore prej 6.059  (gjashtë pikë pesëdhjetë e nëntë) ha, që do të përdoret
nga shoqëria “TAP-AG” për ndërtimin e rrugëve të kalimit dhe urave të
gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), paketa e katërt, të  hiqet nga
fondi pyjor e kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të  çregjistrohet
nga regjistri i kadastrës së pyjeve dhe kullotave, sipas lidhjes 1, me të
dhënat për sipërfaqet pyjore që pakësohen në volum dhe hiqen nga fondi pyjor e
kullosor publik sipas qarqeve e bashkive dhe hartave topografike me gjurmën e ndërtimit
të rrugëve dhe urave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse
e tij.

2.    Vlerat
përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore, produkteve të tjera pyjore
dhe investimeve të kryera në vite në pyje, objekt i këtij vendimi, paguhen nga
shoqëria “TAP-AG”, në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të
Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe
kullotave”, të ndryshuar.

3.    Shoqëria “TAP-AG”, brenda 2 (dy) viteve, të pyllëzojë, me
fondet e veta, 8 (tetë) ha sipërfaqe me drurë pyjorë dhe të përmirësojë një
sipërfaqe kullote prej 3 (tre) ha, në ekonomitë pyjore e kullosore të
përcaktuara në marrëveshjen e lidhur ndërmjet shoqërisë “TAP-AG” dhe Ministrisë
së Mjedisit.

4.    Sipërfaqet
pyjore e kullosore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e
shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë
dhe Industrisë.

5.    Zyrat vendore
të regjistrimit të pasurive të paluajtshme publike të bëjnë çregjistrimin e
sipërfaqes pyjore e kullosore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij
vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore dhe kullosore” dhe ta regjistrojnë
në kategorinë “Tokë e zënë, objekt ndërtimi i rrugëve dhe urave të gazsjellësit
Trans Adriatik (projekti TAP)”.

6.    Ngarkohen
Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, zyrat vendore të
regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bashkitë Korçë, Poliçan, Çorovodë e
Berat dhe shoqëria “TAP-AG”, zyra për Shqipërinë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË
DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 1, 14 e 15, shkronja “a”, të ligjit
nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar,
me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i
Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.    Z. Aleksandër
Lipivani, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo
detyrë.

2.    Z. Flamur
Çelaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NJË RISHPËRNDARJE TË FONDEVE
BUXHETORE PËR SHPENZIMET KORRENTE, BRENDA PROGRAMEVE TË MIRATUARA PËR
MINISTRINË E DREJTËSISË, NË BUXHETIN E VITIT 2016

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e
sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit
nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozim të
ministrit të Drejtësisë, Këshilli i  Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.    Në buxhetin e
vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, zëri “Shpenzime korrente”, të
bëhet rishpërndarja e fondeve buxhetore, brenda programeve,  si më poshtë
vijon:

a)    Programit të
Shërbimit të Provës, për vitin 2016, t’i pakësohet fondi prej 5 450 000 (pesë
milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekësh në shpenzimet e personelit;

b)    Programit të
Institutit të Mjekësisë Ligjore, për vitin 2016, t’i shtohet fondi në masën 5
450 000 (pesë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë për shpenzime
operative.

2.    Ngarkohen
Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE
TË DREJTËSISË 2017-2020 DHE TË PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.    Miratimin e
Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2017- 2020 dhe të planit të saj të
veprimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ngarkohen
Ministria e Drejtësisë, ministritë e linjës dhe institucionet e drejtësisë për
ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË
VENDIMIN NR.276, DATË 1.4.2015, Ë KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN NË
PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË ZHVILLIMIT
EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR INOVACIONIN
DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE, TË PRONËS NR.33, ME EMËRTIM “SHTËPIA E USHTARAKËVE”,
ME VENDNDODHJE NË BULEVARDIN “ZHAN D’ARK”, TIRANË, PËR VENDOSJEN E QENDRËS
KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT (QKR), QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT (QKL) DHE
QENDRËS SË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTEGRUARA (ADISA), SI DHE
DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË MARKAVE DHE PATENTAVE (DPPM) E AGJENCISË SË
ZBATIMIT TË REFORMËS TERRITORIALE (AZRT)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për
pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.276, datë 1.4.2015,
të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më
poshtë vijon:

1.    Në titull dhe
në të gjithë tekstin, fjalët “…Qendrës/a Kombëtare të Regjistrimit (QKR),
Qendrës/a Kombëtare të Licencimit (QKL)…” zëvendësohen me “…Qendrës/a Kombëtare
të Biznesit (QKB)…”.

2.    Në titull dhe
në pikën 1 bëhen këto shtesa:

a)    Pas emërtimit
“…ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike…” shtohen
fjalët “… si dhe Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (STKKU)…”.

b)    Pas emërtimit “…Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave
dhe Markave (DPPM) e Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT)…”
shtohen fjalët “…dhe Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit
(STKKU)”.

3.    Në pikën 2
bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

a)    Në fjalinë e
parë, pas fjalëve:

i.     “…Ministrisë
së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes…” shtohen fjalët
“…dhe Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (STKKU)…”;

ii.    “…Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave
(DPPM)…” shtohen fjalët “…si dhe Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të
Ujit (STKKU)”.

b)    Në fund të
shkronjës “a”, të pikës 2, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Kati përdhe të përdoret nga Qendra
Kombëtare e Biznesit (QKB), Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave
(DPPM) si dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit (STKKU), sipas
planimetrisë bashkëlidhur, që është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.

4.    Në pikën 4,
pas fjalëve “…ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike…”
shtohen fjalët “…ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe Sekretariatit
Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit…”.

5.    Në pikën 5,
pas fjalëve “…ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike…”
shtohen fjalët “…ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe Sekretariatit
Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit…”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR 

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR
INSTRUMENTET MATËSE”, PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1351, DATË 3.10.2008,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KËRKESAT TEKNIKE
DHE METROLOGJIKE PËR INSTRUMENTET MATËSE, LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA”, DHE
PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011
“Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar,
me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe
Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e
rregullit  teknik “Për  instrumentet matëse”, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Përcaktimin e
listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për
prezumimin e konformitetit të instrumenteve referuar në pikën 1, sipas listës
bashkëlidhur këtij vendimi.

3.    Standardet e
harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën
e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për
prezumimin e konformitetit të instrumenteve referuar në pikën 1 me kërkesat
thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij vendimi.

4.    Në vendimin
nr.1351, datë 3.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më
poshtë vijon:

a)    Në pjesën II
“Matësit materialë të gjatësisë” shfuqizohen pjesët: “Përkufizime”, “Kërkesa
teknike metrologjike” dhe “Vendosja në treg”.

b)    Në pjesën III
“Masat e kapacitetit të shërbimit  dhe masat vëllimore” shfuqizohen
dispozitat për masat e kapacitetit të shërbimit.

c)    Në pjesën IV
“Kontatorët e taksive (Taksimetrat)” shfuqizohen pjesët: “Përkufizime dhe
përcaktime”, “Kërkesa teknike-metrologjike”, “Kërkesa të tjera dhe vendosja në
treg”.

ç)    Në pjesën V
“Sistemet e matjes së sasive të lëngjeve përveç ujit” shfuqizohen pjesët:
“Përkufizime-përcaktime”, “Kërkesat teknike metrologjike” dhe “Vendosja në
treg”.

5.    Ngarkohet
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për
zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim botohet në “Fletoren
zyrtare” dhe i shtrin efektet nga  data 1.1.2017. Deri në datën e fillimit
të efekteve juridike të këtij vendimi, zbatohet vendimi nr.1055, datë
23.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për instrumentet matëse, një ndryshim
në vendimin nr.1351, datë 3.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin
e rregullores për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse,
ligjërisht të kontrolluara”, dhe përcaktimin e listës së standardeve të
harmonizuara””.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT
2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ENERGJISË DHE INDUSTRISË, NË CILËSINË E ORGANIT
TË INTERESUAR, PËR PAGESËN E FATURAVE TË AVOKATËVE TË KONTRAKTUAR PËR
PËRFAQËSIMIN DHE MBROJTJEN NË ÇËSHTJET E ARBITRAZHIT NDËRKOMBËRTAR ICC,
NR.20564/EMT HYDRO S.R.L. KUNDËR REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE ICSID,
NR.ARB/15/28 HYDRO S.R.L. & OTHERS KUNDËR REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE ÇDO
SHPENZIMI TJETËR TË LIDHUR ME TO

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe
të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin
e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Ministrisë së
Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e organit të interesuar, në buxhetin e
miratuar për vitin 2016 i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 175
000.00 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) eurosh dhe 125 000.00
(njëqind e njëzet e pesë mijë) dollarësh për kryerjen e pagesave të faturave të
avokatëve të kontraktuar për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e
arbitrazhit ICC, nr.20564/EMT Hydro S.R.L. kundër Republikës së Shqipërisë, dhe
ICSID, nr.ARB/15/28 Hydro S.R.L. & Others kundër Republikës së Shqipërisë,
si dhe për çdo shpenzim tjetër të lidhur me to, në përputhje me faturat e
miratuara nga Avokatura e Shtetit.

2.    Efekti
financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi
rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.

3.    Ngarkohet
Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT
2016, MIRATUAR PËR KUVENDIN 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të
nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e
ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Në buxhetin e
vitit 2016, miratuar për Kuvendin, të shtohet fondi prej 2 372 097 (dy milionë
e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e nëntëdhjetë e shtatë) lekësh, për
shpenzime kapitale.

2.    Ky efekt
financiar të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për
vitin 2016.

3.    Ngarkohen
Ministria e Financave dhe  Kuvendi për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT 2
TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS SË ZVICRËS,  PËR DHËNIEN E ASISTENCËS
FINANCIARE PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË KASKADËS SË LUMIT DRIN, MIRATUAR ME
VENDIMIN NR.508, DATË 24.10.1994, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E
MARRËVESHJEVE TË GRANTIT TË NDËRTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS SË ZVICRËS, PËR PROJEKTET E
REHABILITIMIT TË HIDROCENTRALEVE DHE ZVOGËLIMIN E HUMBJEVE JOTEKNIKE NË
ENERGJINË ELEKTRIKE” 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet
ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të
Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të ndryshimit
2 të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për dhënien e asistencës financiare
për projektin e rehabilitimit të kaskadës së lumit Drin, miratuar me vendimin
nr.508, datë 24.10.1994, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e
marrëveshjeve të grantit të ndërtimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së
Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për projektet e
rehabilitimit të hidrocentraleve dhe zvogëlimin e humbjeve joteknike në
energjinë elektrike”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.663, DATË
17.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË
NDËRSEKTORIALE TË LUFTËS KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIQEVE TË PALIGJSHME
DHE TERRORIZMIT, 2013-2020, DHE PLANIT TË VEPRIMIT PËR VITET 2013-2016”, TË
NDRYSHUAR 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i
Ministrave

V E N D O S I:

1.    Në vendimin
nr.663, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet
shtojca 2, me titull “Strategjia Ndërsektoriale e Luftës kundër Terrorizmit dhe
Plani i Veprimit 2016-2020”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ngarkohen
Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të
Jashtme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Zhvillimit
Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit,
Ministria e Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Energjisë dhe
Industrisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mirëqenies Sociale
dhe Rinisë, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, ministri i Shtetit për
Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Shërbimi Informativ Shtetëror
 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR 


PËRCAKTIMIN
E NGJYRËS, SHENJAVE DHE PËRDORIMIN E MJETEVE TË POLICISË SË SHTETIT 

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të nenit nr.100, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e
Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i
Ministrave

V E N D O S I:

1.    Policia e
Shtetit në ushtrimin e funksioneve të saj përdor mjete lëvizëse të uniformuara
dhe të pauniformuara, të ndara në:

a) mjete rrugore;

b) mjete lundruese.

2.    Mjetet e
uniformuara rrugore dhe lundruese, në përdorim të strukturave dhe të punonjësve
të Policisë së Shtetit, kanë:

a)    ngjyrë, disenjo dhe numër telefoni, sipas lidhjes nr.1, që
i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;

b)    pajisje sinjalizuese pamore dhe zanore me specifikimet
teknike, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.

3.    Lloji i
mjeteve të uniformuara sipas strukturave të Policisë së Shtetit, është sipas
lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4.    Ngjyra, logoja
dhe targat, në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit, janë unike dhe me
të drejtë përdorimi vetëm nga Policia e Shtetit.

5.    Targa e
mjeteve rrugore të Policisë së Shtetit është sipas legjislacionit në fuqi.

6.    Mjetet e pauniformuara kanë logo dhe pajisje sinjalizuese
portative.

7.    Të gjitha
mjetet e Policisë së Shtetit janë të kompletuara me pajisje speciale për
sigurimin e jetës dhe realizimin e detyrës.

8.    Mjetet e
Policisë së Shtetit përdoren vetëm për nevoja pune dhe në funksion të
përmbushjes së detyrës.

9.    Drejtori i
Policisë së Shtetit, miraton me urdhër të tij:

a)    strukturat e Policisë së Shtetit, të ndryshme nga ato të
përcaktuara në lidhjen nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi, që përdorin mjete të
uniformuara dhe të pauniformuara, në funksion të zbatimit të detyrës;

b)    mjetet e Policisë së Shtetit, sipas shërbimeve policore,
të cilave do t’u lejohet përdorimi i logos dhe i shenjave të veçanta;

c)    llojet, sasinë dhe afatin e përdorimit të pajisjeve që
kanë mjetet e Policisë së Shtetit, sipas funksionit që do të përdorin;

ç)     rregulloren e përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve
speciale për struktura të veçanta të Policisë së Shtetit.

10.    Vendimi
nr.538, datë 1.5.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pajisjeve
të veçanta, të ngjyrave dhe shenjave për mjetet e Policisë së Shtetit”, i
 ndryshuar, shfuqizohet.

11. Ngarkohet Ministria e Punëve të
Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NXJERRJEN NË SHITJE TË DISA MJETEVE
TË TRANSPORTIT TË RËNDË, TË GRUPIT A, TË KALUARA NË FAVOR TË SHTETIT SI
PASOJË E KONFISKIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9900, datë 10.4.2008,
“Për rezervat materiale të shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të
Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Lejimin e
Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) për të
realizuar shitjen me ankand publik të mjeteve të transportit të rëndë, që
plotësojnë kushtet për qarkullim, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij
vendimi.

2.    DPRMSH-ja, për
llogaritjen e vlerës së mjetit të transportit që plotëson kushtet për
qarkullim, i cili do të dalë në ankand, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do t’i
referohet tabelës së dërguar nga zyra doganore, e cila ka përdorur si burim
informacioni buletinet që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane.
Vlerës së gjendur në tabelë i zbritet 50%, si koeficient amortizimi, për shkak
të përdorimit të mjetit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Vlera e
mbetur është vlera e mjetit të transportit, e cila do të jetë edhe vlera
fillestare e ankandit.

3.    Për mjetet e
kategorizuara për qarkullim, të cilat nuk janë shitur pasi u janë nënshtruar
procedurave të shitjes me ankand publik për tre herë me radhë, DPRMSH-ja vijon
me procedurat e trajtimit për skrap dhe njofton Drejtorinë e Përgjithshme të
Transportit Rrugor për heqjen nga qarkullimi dhe çregjistrimin e këtyre mjeteve.

4.    DPRMSH-ja lejohet të realizojë shitjen me ankand publik të
mjeteve të transportit të rëndë që nuk plotësojnë kushtet për qarkullim, të
destinuara për t’i trajtuar si skrap, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet
këtij vendimi.

5.    DPRMSH-ja, për
llogaritjen e vlerës fillestare monetare të ankandit, sipas pikës 4, të këtij
vendimi, do të bazohet në mesataren e çmimit për kategoritë përkatëse të
skrapit, sipas të dhënave të dërguara nga zyra doganore më e afërt.

6.    Të ardhurat e
përfituara nga shitjet me ankand derdhen në buxhetin e shtetit.

7.    Ngarkohen
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave
Materiale të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K
R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË
FSHATIT BËNJË DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË
MBROJTUR PËRRETH

Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003,
“Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Kulturës , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Shpalljen e
Qendrës Historike të fshatit Bënjë, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike,
bashkëlidhur këtij vendimi.

2.    Miratimin e
 rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Bënjë dhe
zonës së mbrojtur përreth”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

3.    Ngarkohen
Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij
vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit
në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



mungesë dhe me porosi


ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***


V
E N D I M


PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.402,
DATË 1.6.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E
VITIT 2016, MIRATUAR PËR  KRYEMINISTRINË” 

Në mbështetje të neneve 23 e 100 të Kushtetutës, të neneve
5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor
në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit
nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e
ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e vendimit nr.402, datë
1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Kryeministrisë, në buxhetin e
miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 105
000 000 (njëqind e pesë milionë) lekësh, për ministrin e Shtetit për
Inovacionin dhe Administratën Publike.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI