Publikohen datat e aplikimeve për nivelin e dytë të studimeve

258
Hapen aplikimet për ciklin e dytë të studimeve Master, për vitin e ri akademik 2017-2018, ky proces fillon me 4-10 tetor. Studentët do ti drejtohen fakulteteve përkatëse sipas udhëzimeve të mëposhte në regjistrimin e ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë në “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. Studentët pas aplikimeve do të kenë në dispozicion disa data të cilat do iu shërbejnë si kohë ankimimi për zgjedhjen e studimeve të tyre në fillimin e ri të vitit akademik pranë fakulteteve.
Njoftimi i plotë për studentët nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë:
Hapen aplikimet për ciklin e dytë të studimeve Master, për vitin akademik 2017-2018, në datat 4-10 tetor
Njoftohen studentët që në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, do të fillojnë aplikimet në datat 4-10 tetor 2017, për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve me kohë të plotë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” për vitin akademik 2017-2018.
Kalendari i veprimeve do të jetë si më poshtë:
Aplikimet: 04.10.2017 – 10.10.2017
Shpallja e fituesve: 13.10.2017
Ankimimet: 13.10.2017, 14.10.2017, 16.10.2017
Regjistrimi i fituesve: 17.10.2017 – 20.10.2017
Veprimet e mësipërme do të kryhen brenda orarit zyrtar të punës.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
a. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin aplikon per program të dytë studimi (formulari i aplikimit sipas shtojces 9);
b. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë te shoqëruar me suplementin e diplomës;
c. Vertetim të listës së notave dhe krediteve te fituara per r;do lende dhe detyrim te shlyer, i cili do te slti!rbeje per ekuivalentimin e notave te lendeve te programit te studimit te ndjekur (nëse kerkohet njohja e provimeve te shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);
d. Kandidati që ka perfunduar shkollen e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje te noterizuar të dëftesës se pjekurisë të shkollës së mesme. Ne mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo deftesës së pjekurisë së shkollës se mesme duhet të paraqesë dublikatë të deftesës së pjekurisë të leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave te shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
e. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, leternjoftim ose pasaportë);
f. Dy fotografi personale.
Për më shumë informacion klikoni udhëzimin e Mininistrisë së Arsimit dhe Sportit për disa shtesa dhe ndryshime në udhezimin nr.15, date 19.05.2017 “Per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit ne programet e ciklit te pare te studimeve, ne programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ne vitin akademik 2017-2018”