Pse s’kanë ujë këto 133 “burime”, që mund të furnizojnë 24 orë banorët e Tiranës, Fushë-Krujës dhe Kavajës?!

1022
Përparim HALILI
Në ujësjellësa po veprohet, sikur ato janë pronë private e anëtarëve të Entit Rregullator të Ujit (ERRU), të krye-bashkiakëve, drejtorëve dhe anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës
Gazeta “Telegraf”, gjatë stinëve të verës në vitet 2016-2017, ka publikuar fakte abuzive nga administrata dhe administrimi skandaloz me përmbajtje krim-ekonomik-financiar, që bëhej në UK-Tiranë, të cilat ishin shkaqet e vërteta të mungesës së ujit dhe ujit të ndotur që çohej nëpër familje, megjithëse mblidheshin miliarda lekë në muaj nga konsumatorët edhe me fatura fiktive e aforfe 

“Çudia qëndron në faktin, që spitalet, klinikat dhe laboratorët mjekësor privatë ka 24 ujë që u shkon nga “tubi” ndërmarrjes së Ujësjellësit, ndërsa në spitalet dhe klinikat shtetërore ka vetëm 3 herë në ditë nga 30 minuta e po kështu, në gjithë banesat e zonave ku ndodhen bizneset mungon plotësisht uji, ndërsa ato kanë ujë “lumë” dhe pa ndërprerje!
Shqiptarët, prej afro 3 muajsh po “digjen” për ujë, mbasi ujë(mos)sjellësi i Tiranës dhe 51 të tillë në mbarë vendin, kanë mbyllur rubinetat, mbajnë fjalime justifikuese e bëjnë tendera në miliarda lekë, por ujë nuk sjellin. Thuhet, se nëpër qendrat e banimit, po çohet ujë me auto-bote, kur dihet që prej temperaturës së lartë, nevojat e afro 1 milionë banorëve për ujë në Tiranë dhe e mbi 2 milionë të tjerëve nëpër qytete e fshatra, nuk mund të përballohen dot me auto-botë as për të larë sytë, qoftë edhe sikur gjatë gjithë ditës, t’u vihet në dispozicion 1 auto-botë për çdo pallat! Nuk bëhet fjalë, për ujë të pijshëm se ai edhe sikur të vijë, nuk pihet mbasi është “ujë vrasës”, ndaj dhe qytetarët e blejnë në treg, duke paguar dy herë edhe shitësit privatë edhe ujësjellësit. Shqetësimi qëndron në faktin, se mungon uji për higjienën familjare e personale. Gazeta “Telegraf”, gjatë stinëve të verës në vitet 2016-2017, ka publikuar fakte abuzive nga administrata dhe administrimi skandaloz me përmbajtje krim-ekonomik-financiar, që bëhej në UK-Tiranë, të cilat ishin shkaqet e vërteta të mungesës së ujit dhe ujit të ndotur që çohej nëpër familje, megjithëse mblidheshin miliarda lekë në muaj nga konsumatorët edhe me fatura fiktive e afrofe. Nuk e kemi fjalë për rritjen e çmimit të ujit, mbasi ky është një skenar i kryeministrit Rama, që do të realizohet nëpërmjet Entit Rregullator të Ujit për një koncesion të pritshëm, të bërë gati nga ministrat Arben Ahmetaj dhe Milva Ikonomi, duke iu imponuar bashkisë së Tiranës! Po pse nuk ka ujë, kur Tirana ka 69 ujëmbledhës dhe depo uji. Ka 39 stacione pompash. Ka 13 puse uji për furnizim masiv dhe 13 burime uji natyral, të futur në rrjetin e linjave të furnizimit me ujë, të cilat ndodhen në krejt “hartën” qytet-fshat të rrethit të Tiranës. Mungesa e ujit, po i “faturohet” thatësirës dhe lidhjeve ilegale në rrjet, shpërdorimit të ujit për vaditje lulesh e perimesh, lavazheve të makinave. Faji po i vihet rrjetit të vjetëruar, që gjatë transmetimit i “rrjedh” uji rrugës dhe nuk shkon tek konsumatorët! Punonjës, shefa deposh uji, shitjesh dhe specialistë brenda Ujësjellësit të Tiranës, konfirmojnë nën zë, se “ka aq shumë ujë, sa me rezervat në ujëmbledhësit dhe depot aktuale, me fuqinë që kanë stacionet e pompimit, me sasinë që nxjerrin puset dhe me volumin që sjellin burimet natyrore, mund të furnizohet me 24 orë ujë jo vetëm Tirana, por edhe Durrësi, Fushë-Kruja dhe Kavaja! Po pse s’kanë ujë këto 133 burime, që ka Tirana?! Burime të “Telegraf” nga UK-Tiranë dhe nga 4 drejtoritë zonale të Tiranës, thonë se 30% e sasisë së ujit u çohet bizneseve të fuqishme të prodhimeve ushqimore e agro-bizneseve, fermave të lopëve, dhive e derrave, pularive, qendrave të therjes së bagëtive, fidanishteve të luleve dhe pemëve dekorative e bujqësore, qendrave të prodhimit të fidanëve perimorë, fabrikave të bukës dhe kateringut, restoranteve të mëdha, fabrikave të birrës, firmave të betonit, institucioneve parashkollore, palestrave, “PUB”-ve, shkollave dhe universiteteve private, linjave të prodhim-përpunimit të inerteve dhe mermerit, të cilave me urdhër nga jashtë ujësjellësit dhe me porosi nga shefat e ujësjellësit, u faturohet sa sasia që konsumon… një “Bar-Kafe”! Tre nga shumë “çudirat” e punëve të qelbura e klienteliste të ujësjellësve, janë edhe këto: 

1. Në spitalet, klinikat dhe laboratorët mjekësor privatë ka 24 ujë që u shkon nga “tubi” Ujësjellësit, ndërsa në spitalet, ambulancat dhe klinikat shtetërore ka vetëm 3 herë ujë, nga 30 minuta në çdo 24 orë! 
2. Në gjithë banesat e zonave ku ndodhen këto biznese mungon uji, por “çuditërisht” ato kanë ujë “lumë” dhe pa ndërprerje! 
3. Në lagjet, vilat dhe rezidencat ku banojnë shtetarë e politikanë, ka rrjete të veçanta me furnizim 24 orë me ujë dhe me aq presion, sa mund të “çahen tubat”! 
Nuk ka ujë, mbasi me ujin që duhet të lahen banorët e zonave, mbushen pishinat private të atyre që kanë lidhje me bosët e politikës! Nuk ka ujë, mbasi shefat e Ujë(mos)sjellësit, deklarojnë se 70% e sasisë së ujit që hidhet në rrjet, zhduket! Në vijim, gazeta “Telegraf” do të publikoj një investigim të detajuar, lidhur me abuzimet në disa nga shoqëritë aksionare “Ujësjellës Sha” të cilat ushtrojnë aktivitet sikur të jenë pronë private e Entit Rregullator të Ujit (ERRU), krye-bashkiakëve, drejtorëve dhe këshillave mbikëqyrës të tyre!
Ujëmbledhës dhe depo uji
1. Baseni i Bovillës
2. Baseni i Dajtit, Parku Kombëtar Dajt
3. Ujësjellës fshati Mushqeta, komuna Bërzhitë
4. Ujësjellës në fshatin Rozavere, ish-Komuna Bërzhitë
5. Depo uji në fshatin Yzberish-2, ish-Komuna Kashar 
6. Depo uji në Kodër-Kamëz, Laprakë
7. Depo uji mbi zonën e pishinave 
8. Depo uji në Yzberish, fshati Yzberish-Tiranë 
9. Depo uji, zona Kombinat fshati Sharrë-Tiranë
10. Depo uji në “Qyteti i Nxënësve”, fshati Selitë-Tiranë
11. Depo uji “Magazina” Tirana e Re
12. Depo uji në “Qyteti Studenti” -Tiranë
13. Depo uji në “Kinostudio”, fshati Linzë-Tiranë
14. Depo Uji në Shkozë, Farkë-Tiranë
15. Depo uji në fshatin Ferraj, Komuna Dajt 
16. Depo uji në Sharrë, Komuna Vaqar. 
17. Depo uji në fshatin Kodër, Komuna Vaqar. 
18. Depo uji në fshatin “Prush”, Komuna Vaqar 
19. Depo uji në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz. 
20. Depo uji në fshatin Gjokaj, Bashkia Vorë 
21. Depo uji e vjetër, Vorë
22. Depo uji e Re, Vorë
23. Depo uji në fshatin Gropllesh, ish-Komuna Pezë 
24. Depo uji në fshatin Maknor, ish-Komuna Pezë 
25. Depo uji në fshatin Pezë e Vogël, ish-Komuna Pezë
26. Depo uji në fshatin Pezë e Madhe, ish-Komuna Pezë 
27. Depo uji në fshatin “Pasmaçi”, në Pezë 
28. Depo uji në fshatin “Varosh-Kala”, ish-Komuna Pezë 
29. Depo uji në fshatin “Arbanë”, ish-Komuna Vaqar 
30. Depo uji në fshatin “Bulcesh”, Bashkia Kamëz 
31. Depo uji në fshatin Mjull-Bathore, Komuna Farkë
32. Depo uji në fshatin “Sauk i Ri”, Farkë 
33. Depo uji në fshatin Prezë-Kala, ish-Komuna Prezë
34. Depo uji në fshatin “Ndërmjetës”, ish-Komuna Prezë 
35. Depo uji në fshatin Picar, Bashkia Vorë
36. Depo ujit në fshatin Kodër-Bërxull, ish-Komuna Bërzhitë 
37. Depo uji në Barbas, ish-Komuna Petrelë 
38. Depo uji në Mullet, ish-Komuna Petrelë
39. Depo uji në Fikas, ish-Komuna Baldushk 
40. Depo uji në Balhaxhiaj-H, ish-Komuna Baldushk 
41. Depo uji në Balhaxhiaj F, ish-Komuna Baldushk 
42. Depo uji në Koçaj, ish-Komuna Baldushk 
43. Depo uji në Alltat, Baldushk 
44. Depo uji në Baldushk-Shinia 
45. Depo uji në Kakujë, ish-Komuna Baldushk 
46. Depo uji në Balshaban, ish-Komuna Baldushk 
47. Depo uji në fshatin Kashar, Njësia Administrative Kashar 
48. Depo uji në fshatin Lanabregas, ish-Komuna Dajt
49. Depo uji në fshatin Petrelë, ish-Komuna Petrelë 
50. Depo uji në fshatin Prezë, ish-Komuna Prezë 
51. Depo uji në fshatin Yrshek-Mëzëz, ish-Komuna Kashar 
52. Depo uji në “Lagja e Re” në fshatin Ibë, ish-Komuna Bërzhitë 
53. Depo uji në fshatin “Rov”, ish-Komuna Baldushk
54. Depo uji në fshatin “Mustafa Koçi”, ish-Komuna Baldushk 
55. Depo uji në fshatin “Mumajes”, ish-Komuna Baldushk
56. Depo uji në fshatin “Vesqie”, ish-Komuna Baldushk
57. Depo uji në fshatin “Tefel”, ish-Komuna Baldushke. 
58. Depo uji në fshatin “Mazrek”, ish-KomunaVorë 
59. Depo uji në fshatin “Kodër Bërxull”, ish-Komuna Bërxull 
60. Depo uji në fshatin Vaqar, ish-Komuna Vaqar 
61. Depo uji në fshatin Zall-bastar, ish-Komuna Dajt
62. Depo uji në fshatin Kallmet, ish-Komuna Zall-Herr
63. Depo uji në fshatin Qinam, ish-Komuna Zall-Herr
64. Depo uji në fshatin Tufinë, ish-Komuna Dajt 
65. Depo uji në fshatin Brahama, ish-Komuna Bërzhitë
66. Depo uji në fshatin Fagë, ish-Komuna Bërzhitë
67. Depo uji në fshatin Fravesh, ish-Komuna Bërzhitë 
68. Depo ujësjellësi në fshatin Kllojkë, ish-Komuna Bërzhitë
69. Depo uji në fshatin Pashkashesh, ish-Komuna Bërzhitë

Stacione pompash uji
1. Stacion pompimi në fshatin Fushë-Prezë, ish-Komuna Prezë 
2. Stacion pompimi në fshatin Kashar, ish-Komuna Kashar
3. Stacion pompimi në fshatin Prezë nr 1, ish-Komuna Prezë 
4. Stacion pompimi në fshatin Mushqeta, ish-Komuna Bërzhitë
5. Stacion pompimi në fshatin Bërzhitë, ish-Komuna Bërzhitë 
6. Stacion pompimi në fshatin Mullet, Komuna Petrelë 
7. Stacion pompimi në fshatin Gjokaj, Vorë 
8. Stacion pompimi në fshatin “Muçaj”, Bashkia Vorë 
9. Stacion pompimi në fshatin Qeha, ish-Komuna Petrelë 
10. Stacion pompimi në Daias Nr.1, ish-Komuna Petrelë
11. Stacion pompimi në fshatin Mjull-Bathore, Farkë 
12. Stacion pompimi në Daias Nr.2, ish-Komuna Petrele 
13. Stacioni pompimi në Baldushk. 
14. Stacioni i pompave “ÇOKOLLATA”- Tiranë
15. Stacion pompimi Prush Nr.1, ish-Komuna Vaqar 
16. Stacion Pompimi Prush Nr.2, ish-Komuna Vaqar
17. Stacioni i pompave në Laknas, fshati Laknas-Tiranë
18. Stacioni i pompave “BUKA”, Yzberish-Tiranë
19. Stacioni i pompave “PEMA”, Yzberish–Tiranë
20. Stacioni i pompave në Bërxull, fshati Domje-Tiranë
21. Stacioni i pompave “Coca Cola”, fshati Mëzez-Tiranë
22. Stacioni i pompave në fshatin Pezë, ish-Komuna Pezë 
23. Stacioni i pompave “Qafë-Mollë” në Tiranë 
24. Stacioni i pompave “Kroi i Shëngjinit”-Tiranë
25. Stacioni i pompave “PISHINA”-Tiranë
26. Stacioni pompimi në fshatin “Lagje e Re”, Vaqar
27. Stacioni pompimi në Sharrë, Komuna Vaqar
28. Stacioni i Pompave në fshatin Brar-Tiranë 
29. Stacion pompimi në fshatin “Prush”, Komuna Vaqarr. 
30. Stacion pompimi në fshatin Vaqar, ish-Komuna Vaqar 
31. Stacioni pompimi në fshatin “Ndërmjetës”, ish-Komuna Prezë 
32. Stacion pompimi në fshatin Ibë, ish-Komuna Bërzhitë 
33. Stacion pompimi në fshatin Fushë-Bërxull, ish-Komuna Bërxull
34. Stacion pompimi në fshatin Zall-Herr, ish-Komuna Zall-Herr 
35. Stacion pompimi në “Lagjia Xhafaj”, ish-Komuna Vaqar
36. Stacion pompimi në fshatin Bultic, ish-Komuna Vaqar 
37. Stacion pompimi në fshatin Ferraj, ish-Komuna Dajt. 
38. Stacion pompimi në fshatin Tufinë, ish-Komuna Dajt
39. Stacion pompimi në fshatin Kodër Bërxull, ish-Komuna Bërxull

Puse uji
1. Pusi nr. 1 në Laknas, fshati Laknas-Tiranë
2. Pusi nr. 2 në Laknas, fshati Laknas-Tiranë
3. Pusi nr. 3 në Laknas, fshati Laknas-Tiranë
4. Pusi nr. 6 në Laknas, fshati Mëzez-Tiranë
5. Pusi nr. 7 në Laknas, fshati Laknas-Tiranë
6. Pusi nr. 8 në Laknas, fshati Mëzez-Tiranë
Sigal