Pse po rritet agresiviteti dhe krimi tek ne?

261
Agresiviteti, inati, ndjenja e shkatërrimit, instinkti i vdekjes, po mbyt shoqërinë  shqiptare. I shfaqur në format e tij të dhunshme individuale, në jetën e përditshme; një i sëmurë psikik rreh komshiun për një gardh, më pas vret nën komisarin e forcave speciale  dhe lufton gjithë natën …Tek vëllai urren ose vret vëllanë, komshinjtë rrihen me njëri-  tjetrin për një vijë uji, një 15 vjeçar vret shokun në qendër interneti, vritet fatorinua i një 
autobusi me thikë në qendër të Tiranës, shoferi për parkim, burri rreh gruan, prindërit  dhunojnë fëmijët, ekzekutohet për një dele apo për një vijë uji etj. Si një shoqëri e papërpunuar në institucionalizimin e hipokrizisë, në fshehjen e urrejtjes ndaj njeri tjetrit, niveli i agresivitetit shfaqet banal, deri në formën e urrejtjes sy më sy; është i drejtpërdrejtë; një person mund të nxjerrë armën e të vrasë tjetrin pse ai e shikon në sy. Numërohen me dhjetëra raste të tilla akte kriminale që ndodhen vitin e kaluar e që policia i motivoi “krim banal për shkak të konfliktit të çastit”. E lartë është dhe shifra e vrasjeve në familje për një fjalë, për një shikim jo normal pa shtuar këtu numrin e rasteve të dhunës pa pasojë vdekje, i cili disafishohet. “Duhet të ndajmë agresivitetin si sëmundje
dhe agresivitetin në nivel social.Të parët, të prekur nga simptomat psikike duhen mjekuar  me çdo kusht, ndërsa pjesa tjetër agresive ku futet një numër më i madh i shoqërisë duhet  të aktivizohen fizikisht, të punojnë, të gjejnë forma për të shkarkuar energjitë negative e  të kthejë atë në energji pozitive, të ndërtojë diçka”. Për rrjedhojë të mendimit të psikiatrit sjellim faktet e mungesës së “fronteve”, ku shoqëria shqiptare mund të shkarkojë atë që 
cilësohet energji negative, që sipas filozofëve është e njëjtë kudo, por në vendin tonë  forma e shfaqjes së saj në agresivitet është në tregues alarmant, aq sa shpesh edhe nga  shtypi apo raportet ndërkombëtarëve etiketohemi “shoqëri agresive, e dhunshme”. Afro  gjysma e shoqërisë aktive është e papunë, nuk ka aktivitete fizike, një numër shumë i  vogël merret me sportin, mungon një jetë artistike dhe qendra rinore ku të rinjtë jo vetëm  të mund të argëtohen, por dhe të edukohen .Pse krimi dhe agresiviteti dhe dhuna vjen në çastet kur politika kap fundin e tabanit, kur deputetët rrihen në parlamentin shqiptar kur aty flitet për shifra marramendëse për miliona euro të fituara nga x apo y. Këto shifra e tronditin atë pjesë të rinisë që duan të fitojnë e të jetojnë në pasivitet duan dhe këta të fitojnë nëpërmjet parcelave të drogës apo me rrugë të tjera kriminale sidomos nëpërmjet prostitucionit dhe trafikut të femrave. Ka një grup tjetër që vuajnë nga sëmundjet mendore dhe ato emocionale që nuk kurohen, ose nuk mundësohenekonomikisht për një proces të tillë. Marrëzi do të ishte që të besojmë, pasi dimensioni social dhe ndjeshmëria për “tjetrin” për të “paaftin” për të “mjeruarin” për banorin e klasit të tretë që është në mes të katër udhëve. Momentalisht vendi është pushtuar nga skizofrenia e parasë dhe korrupsionit. Janë korruptuar mendjet, xhepat dhe shpirtrat kësisoj rrezikon të korruptohet e sotmja dhe e  ardhmja. Dikur në diktaturë ne u korruptuam në një dimension tjetër. U bëmë të gjithë mjeshtër të korrupsionit në artin e hipokrizisë dhe jo pak nga ne u bënë denoncuese, spiunë, pleh i  vërtetë social. Menduam se ky korrupsion vdiq bashkë me sistemin por nuk ndodhi kështu. Hipokrizia u ngjit lart dhe gurgulloj përsëri në damarët e klasës politike, intelektuale dhe të borgjezisë së re shqiptare thellësish e pakulturuar dhe ateiste. Një klasë e re e  babëzitur u lëshua të grabiti gjithçka kishte ngelur nga e shkuara duke u shpallur bosë brenda pak muajsh duke vjedhur e shpërdoruar gjithçka kishin në dorë me një karrige që morën në kohën e tranzicionit të gjatë shqiptar. Është kjo arsyeja që Shqipëria në këto 25 vjet ka ngelur gjithmonë me plaçka të ngritura si ajo shtëpia që pret të lyerjen … Psikoanalistët mendojnë se shoqëria shqiptare ka shfaqur vetëm agresivitet individual social. Si rrjedhojë e tij; ka torturë në qeli, agresivitet në rrugë, çdo ditë një akt dhune, njëvrasje në javë etj. Gjithashtu ata mendojnë se agresiviteti shfaqet nga drejtuesit e politikës me fjalorin e tyre e vazhdon deri tek shtresat më të vobekta të shoqërisë. “Stresi është  agresiviteti që kemi me veten e me të tjerët, ai kërkon të shkarkohet diku. Shoqëria jonë 
lëviz në kaotizëm dhe agresiviteti është kudo.

Bardhyl Berberi