Pse nuk u përdor dhurata e Bankës Botërore?/ Akuza e fortë: Familja Lala humbi jetën për një autoshkallë

148

Familja Lala në zonën e ish-Kënetës ishte më e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. 8 anëtarë të saj humbën jetën në rrënoja.  Pas ceremonisë mortore ndërroi jetë nga dhimbja edhe Fiqirete Lala 64 vjeç.

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke folur në “360 Gradë”  për operacionin e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e vilës së tyre denoncoi skandalin se 5 anëtarë të saj u shuan vetëm për mungesën e një autoshkallë.

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion.

Prençi: Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë por 5 anëtarë kanë vdekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për ti shpëtuar dhe ti zbrisnin përmes autoshkallës. Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë viktima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.