Pse MEGA nuk përshëndeti Ditën Kombëtare të Greqisë?!

523
Nga Agron MEMA

Partitë e minoritetit etnik grek në Shqipëri kanë festuar mbrëmjen e 22 marsit Ditën kombëtare të Greqisë në bashkëpunim me Konsullatën greke të Gjirokastrës. Ajo që ra në sy, është sindroma e politikës ballkanike, përçarja, apo lufta mes llojit. Një aktivitet cilësor për nga organizimi dhe aktivitetet artistike, ashtu edhe nga përshëndetjet. Por domethënëse për politikanët që përfaqësojnë këtë komunitet minoritar me histori të përbashkët shqiptare. Vet prezenca në sallë ka lënë imazhin e një hendeku opozitar midis MEGA dhe PBDNJ që duket se kanë ndërruar kahet e programit politik. Ajo që I ka bashkuar të gjithë ka qenë ekzekutimi i dy himneve kombëtare, greke e shqiptare. E gjithë salla , me solemnitet ka nderuar e ngritur në këmbë. Megjithëse vendosja e politikanëve dhe titullarëve pjesëmarrës ka lënë përshtypjen e konfliktit ndarës dhe mospajtues midis tyre, këtë e ka vërtetuar seanca e përshëndetjeve. Fillimisht ka përshëndetur kreu I OMONIA-s , zoti Leonidha Papa, i cili edhe në vendqëndrim ka ruajtur një trajektore midis MEGA dhe PBDNJ, pavarësisht se tonaliteti i fjalimit anonte nga e djathta. Papa ka nënvizuar rëndësinë e revolucionit grek dhe mesazhet që sjell për brezat e rinj. Dhe ka përmendur se ashtu siç sollën me koncertin dhe teatrin e tyre në këtë spektakël të bukur, këta duhet të jenë të qartë e të ndriçuar nga politika në rrugën e tyre, në mënyrë që të kenë vullnetin, besimin, forcën shprehëse, shpresën, të kenë aftësinë të jenë zotër të fateve të tyre për të nesërmen, sepse janë trashëgimtarët e këtyre vlerave, të kësaj trashëgimie e cila duhet çuar përpara. OMONIA dhe partitë minoritare nuk duhet të jenë shtojcë e politikës shqiptare pët të plotësuar boshllëqet e sajë , por të jenë forca të fuqishme në zhvillimin e betejave të tyre, për të drejtat e tyre, për kulturën, për shpresën e së nesërmes së minoritetit etnik grek. Por ajo që ka lënë mbresa ka qenë përshëndetja e konsullit të përgjithshëm të konsullatës greke në Gjirokastër, zotit Vasilis Tolios, i cili me një ekuivalencë të qetë diplomatike për t’u pasur zili, theksoi se revolucioni grek, është reflektim për ditët e sotme, pasi situatat e vështira që po kalojmë kërkojnë gjakftohtësi, unitet, bashkëpunim nga të gjithë dhe besim për të nesërmen. Situatat kërkojnë mbizotërimin e logjikës, dashurisë për njëri-tjetrin, gjakftohtësia, mirëkuptimi, harmonia, si faktorë stabiliteti në rajon, Ballkan e më gjerë. Dhe tanimë dihet historikisht se komuniteti etnik grek është një faktor paqeje dhe urë lidhëse, miqësie e bashkëpunimi. Këto janë mësimet e revolucionit që sollën 25 marsin, ditën kombëtare të Greqisë që festojmë sot, revolucion që frymëzon të gjithë popujt e Ballkanit. Por çudia e që nuk pritej ndodhi pas fjalës së kreut të PBDNJ-shit, zotit Vangjel Dule i cili e mori fjalën pas konsullit grek të Gjirokastrës. Alergjia midis forcave politike të minoritetit etnik grek ka filluar të shfaqet në fjalimin e tij ku theksoi se, revolucioni jep mesazhe kuptimplote dhe aktuale si datë e shënuar në historinë e shtetit grek, ndaj duhet kontributi i të gjithëve në proceset dhe zhvillimet e sotme të shoqërisë. Idetë e revolucionit grek na mësojnë se duhet të vendosim interesat e përbashkëta e jo egoizma. Por duket se alergjia ka avancuar në shkallën klasike. MEGA nuk ka përshëndetur ceremoninë, ndonëse ka qenë pjesëmarrës kryetari i saj Kristaq Kiço, njëkohësisht edhe n/kryetar i baskisë, e cila nuk ka pasur përfaqësues tjetër të përshëndeste ceremoninë si rrallë ndonjëherë kjo bashki. Por MEGA duket se ka ruajtur brenda egoizmit të saj, në bashkinë që drejton me PS-në që mesditën e 24 marsit të shtrojë drekë të bollshme në fshatin Dërmish të komunës Finiq, fshat ku u premtua se do të qe qendra e kësaj komune, por me sa duket i kujton, se nuk e kanë harruar premtimin e shkruar në rërë, se ja ku vijnë për të hëngër drekë. 
Sigal