Pse duken kaq të bukura bisedat e orëve të vona?

752
Nuk ka rëndësi se çfarë karakteri ke, për aq kohë sa edhe ju e keni një pjesë të vetes që qëndron e fshehur gjatë ditës. Kjo pjesë përfshin një sërë emocionesh që ju i fshihni, si dhe një sërë ndjesish të tjera që ju nuk i shfaqni me botën jashtë. Këto emocione dhe ndjesi i përkasin personalitetit tuaj të orës dy të mëngjesit dhe përsëri nuk i ndani ato me të gjithë. Bisedat e orëve të vona shpesh herë ju bindin se personi tjetër mund të jetë mjaft i besueshëm, në të kundërt pse do të ishte ai përson duke komunikuar me ju në një orar aq të vonë, kur mund të ishte duke fjetur?
Këto biseda nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen tuaj. Frikërat tuaja më të mëdha, zhgënjimet, pendimet dhe fantazitë tuaja fillojnë të marrin kuptim jo vetëm për ju, por edhe për personin tjetër. Ndarja me dikë tjetër e mendimeve dhe dëshirave më të fshehta të vetes kërkon një marrëdhënie mjaft të fortë midis jush. Ndërsa personi tjetër ju njeh më shumë nëpërmjet atyre që i thoni, për ju këto biseda nënkuptojnë që ju i besoni shumë atij personi dhe në momentin që gjen dikë që i beson shumë, është e vështirë ta mbash atë larg mendimeve të tua. Ju e lejon atë person jo vetëm brenda zemrës suaj, por edhe brenda mendjes suaj. Kjo gjë i bën të bukura bisedat e orëve të vona të natës, apo orëve të para të mëngjesit. Besimi. Ju i besoni dikujt, aq sa do të donit të flisnit pambarimisht me të për çdo gjë, edhe për budallallëqe të ndryshme. Ju do të donit ta ndalnit kohën, vetëm për të ndarë çdo gjë që kalon nëpër mendjen tuaj me personin tjetër.
Bisedat e orëve të vona duken të bukura, sepse dikush na kushton vëmendje. Dikush na tregon se po qëndron aty për të na dëgjuar dhe kjo ka vlerë shumë të madhe. Ai person tregon se interesohet për ne dhe biseda me një person që tregon interes për ne, nuk ka se si të jetë e mërzitshme. Nuk ka se si të jetë e mërzitshme të komunikosh apo të flasësh me dikë që ndjen për ne, që e besojmë dhe që është aty për të na dëgjuar, kur të gjithë të tjerët preferojnë të flenë…
Sigal