Pse çdo gjë që dini për lumturinë deri tani ka qenë e gabuar?

608
Që nga antikiteti, me fjalë të tjera për të paktën 2500 vite, por ndoshta edhe më shumë, njerëzit kanë pyetur veten se çfarë do të thotë të jetosh i lumtur.
“Si duhet të jetoj? Cili është roli im? Është më mirë ta kërkosh lumturinë apo të shmangësh pakënaqësinë?,” këto janë dias nga pyetjet që i bëhen vetes përgjatë jetës.
Teknikat e mëposhtme, nuk do të garantojnë jetën e lumtur brenda ditës, por ato janë disa udhëzime për t’ju bërë të besoni se për të arritur lumturinë ia vlen barra qiranë t’i provoni.
Fillimisht kujtoni që jeni me fat
Vetëm 6% e njerëzve që kanë jetuar në 300 mijë vite në Tokë, jetojnë aktualisht. Që do të thotë se mund të kishit lindur në një epokë tjetër. Imagjinojeni veten skllav të Perandorisë Romake.
Injoroni ndjenjat dhe mos qëndroni në të kaluarën
Besojini emocioneve tuaja. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nuk do të gjeni nje jetë të mirë përmes introspeksionit. Psikologët e quajnë një iluzion, një besim të gabuar. Lërini ndjenjat të shkojnë e vijnë pasi kështu është jeta.
Mos jini autentik, është qesharake
Ka disa arsye se pse s’duhet të jeni autentik, pasi edhe ju vetë nuk e njihni veten mjaftueshëm. Do ta bëni veten të duket qesharak. Njerëzit respektohen shpesh për ato që bëjnë dhe jo ato që janë.
According to author and entrepreneur Rolf Dobelli, everything we know about happiness is wrong (Stock image)
Të qenit të mërzitshëm ju bën juve të lumtur
Shumë njerëz janë të bindur se për një jetë të mirë duhet të ketë udhëtime e aventura të panumërta. Por mbase e kundërta ka impaktin e vet pozitiv. Një jetë më e qetë, është më produktive.
Nuk ka rëndësi reputacioni juaj
Një prej investitorëve më të mëdhenj të botës, Uarren Buffet thotë: Çfarë është më e rëndëishme për ju: mënyra si e vlerësoni ju veten, apo se si ju vlerësojnë të tjerët? Opinionet e të tjerëve, sidomos ato negative, nuk duhet të jenë domethënës për ju.
Mposhtni ankthet tuaja
Të bësh një jetë të mirë do të thotë të mposhtësh shqetësimet dhe ankthin. Merrni një bllok shënimesh dhe vendosini titullin “Libri i Shqetësimeve”, punoni për zhdukjen e tyre. Sapo ta bëni këtë, pjesa tjetër e ditës do të kalojë pa shqetësime.
Me thënë të drejtën, askush nuk ju dëgjon
A duhet të rritet rroga? A duhet të ketë ulje në dyqane? A shkaktohet ngrohja globale nga aktiviteti njerëzor? Këto janë çështje që njerëzit interesohen pafund, por askush nuk i kthen përgjigje. Ktheni vëmendjen tek problemet e juaja personale.
Sigal