Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Rrajce në Prrenjas në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Efektivë të batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe batalionit “Komando”, të Forcës Tokësore i janë përgjigjur menjëherë situatës së Emergjencave Civile, të krijuar nga një zjarr i fuqishëm, i cili është favorizuar nga era.Trupat janë nisur nga Tirana që në oret e para te mengjesit dhe kanë nisur menjëherë operacionin për fikjen e flakëve.Terreni i thepisur malor, ka rritur shkallën e vështirësisë së kryerjes së këtij operacioni, megjithatë trupat e Forcës Tokësore, janë ende në terren duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen totale të tyre.Në ndihmë të trupave në tokë, Forcat e Armatosura kanë angazhuar edhe një helikopter Cougar të pajisur me kovë të posaçme për shuarjen zjarreve në terrene të vështrira.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon dhe Forcat e Armatosura po dërgojnë të tjerë trupa për të zëvendësuar ata të angazhuar që në orët e para.

Pylli i djegur mbrohet nga UNESCO dhe është zonë e mbrojtur.