Sekuestrohet 12.5 ton krom në Prrenjas, ishte marrë në një galeri të mbyllur

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 12.5 ton lëndë minerale krom e cila ishte me faturë shoqërimi të falsifikuar. Në pranga u vu drejtuesi i mjetit i cili po transportonte lëndën, ndërsa u procedua penalisht administatori i firmës që lëshoi farurën e shoqërimit dhe një shtetas tjetër.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Galeria e mbyllur” u arrestua Bledar  Malo,  31 vjeç, banues në fshatin Kotodesh Prrenjas , pasi duke drejtuar mjetin e tij  tip “Benz” kamion me targa AA 995 LE në fshatin Bërzesht, pranë pikës së grumbullimit të mineralëve, u ndalua dhe u konstatua duke transportuar 12.5 ton, lëndë minerale të lloit “Krom”.Gjatë kontrollit të ushtruar nga  grupi hetimor rezultoi se fatura e shoqërimit dyshohet të jetë e falsifikuar, gjatë verifikimeve të bëra nga ana jonë minerali dyshohet të jetë marrë në galerinë  e minierës  në fshatin Katjel Prrenjas, për të cilin nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi është  e mbyllur”

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit SH.M, 58 vjeç, banues në fshatin Kotodesh Prrenjas Ky shtetas dyshohet të ketë ndihmuar shtetasin Bledar  Malo në marrjen e  faturës së shoqërimit nga Administratori i firmës dhe B.O,  28 vjeç, banues në fshatin Fanjë  Prrenjas, me detyrë administrator i firmës, pasi dyshohet të ketë lëshuar një faturë shoqërimi të falsifikuar për shtetasin Bledar  Malo.

Ndaj personave materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale  “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”