Provimi i shtetit / Të parët që hynë në testim janë 236 kandidatë të farmacisë

655
Nga data 2 maj nis edhe sezoni i XII për provimet e shtetit për studentet e mjekësisë. Ky sezon do të zgjasë deri në datën 2
qershor ku do të jenë infermierët të cilët do të japin këtë provim të ndarë në grupe.
Po nisjen e sezonit me dhënien e provimit të shtetit do ta bëjnë studentët e mjekësisë dhe të farmacisë. 236 kandidatë të
Farmacisë do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit në datat 2 dhe 3 maj 2017.
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën emërore dhe orët në të cilat do të zhvillohet provimi.
Dokumentet që duhet të kenë me vete janë letërnjoftimi , një fotokopje e tyre, fatura e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për
llogari të AKP­së sipas faturës së publikuar në faqen zyrtare të saj, në bazë të herës së pjesëmarrjes.
Me anë të këtij provimi çdo kandidat që rezulton fitues ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të tij. Këtë provim çdo student ka të
drejtë që ta hedh deri në pesë herë me kosto që jen në rritje me 2 mijë lekë për çdo herë të ridhënë.
Kosto fillestare e provimit është 10 mijë lekë ndërsa nëse kandidati nuk e merr provimin deri në herën e pestë është i detyruar që
të paguaj deri në 20 mijë lekë.
Sigal