Protestuesit te Drejtoria e Policisë, thyhen xhamat dhe hidhet molotov

468
Sigal

Protestuesit janë vendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas intenerarit të protestës, ky është edhe stacioni i fundit i protestës-marshim.

Gazetari i Boldnews raportoi nga terreni se disa nga xhamat e godinës së DVPT janë thyer.

Gjithashtu, është hedhur molotov në kopshtin e godinës.

“Lironi vëllezërit tanë”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.