Protestuesit të bindur: Jemi këtu për të shporrur Ramën, që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria

58

Me mijëra qytetarë nga Tirana dhe rrethet kanë vërshuar në këto momente në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestën e madhe të Opozitës, për rrëzimin e qeverisë Rama.

Në mikrifonin e Syri.net protestuesit shprehen se janë aty për shkak të keqqcverisjes që Rama i ka bërë dhe po i bën vendit. Shumë prej tyre kanë qenë pjesëmarrës edhe në protestat e mëparshme të organizuara nga protesta.

“Protesta bëhet për mirëqënie më të mirë, papunësi dhe të rinjtë që po ikin në emigracion. Nuk ka shpresë. Kam marrë pjesë edhe në protestat e tjera.  Ramën do ta largojnë vetëm me votimet. Nuk ka më shpresë me të”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërsa një nga protestuesit e tjerë që ka ardhur nga Vlora, thotë se është shkarkuar nga puna pasi ishte mësues fiskulture.

‘Unë kam ardhur nga Qarku i Vlorës. Jam shkarkuar nga qeveria Rama pasi isha komisioner. Në jemi këtu që fëmijët tanë të mos ikin më nga Shqipëria’